E Diel, 1 Nëntor 2026

Duro: Rishikohet skema e ndihmes ekonomike

Skema e ndihmes ekonomike qe ofrohet per familjet e varfra do te rishikohet. Dhe per te kryer kete proces do te jete nje grup i vecante nderministror, i cili do te percaktoje kriteret e reja, kategorite qe do te perfitojne si dhe masen e ndihmes qe do te jepet si per familjaret ashtu edhe per kryefamiljaret. Kjo eshte pohuar nga vete ministri i Punes, Anastas Duro i cili i eshte permbajtur iniciatives me te fundit te kryeministrit.

Rishikimi

Skema e re e ndihmes ekonomike, nuk do te varet ne kriteret qe jane perdorur deri me tani, por ne baze te te ardhurave. Keshtu, ne projektin e ri qe ka ndermarre qeveria dhe Ministria e Punes eshte percaktuar, se do te perfitojne te gjithe ata, qe kane te ardhura me pak se dy dollare ne dite. Ne kete skeme, per here te pare eshte vendosur kriteri i vleresimit te vijes se varferise, ketu futen nje sere mallrash ushqimore dhe joushqimore, te cilet jane te domosdoshem per plotesimin e individeve. "Do te ngrihet nje grup nderministror pune, per rishikim e skemes te mbeshtetjes me ndihme ekonomike, te familjeve ne nevoje. Ne skemen e re qe do te hartohet, do te jene edhe kategori te vecanta te paperfshira me pare", eshte shprehur gjate fjales se tij ministri i Punes, Anastas Duro. Ky i fundit ne nje vizite qe ka kryer ne qytetin e Shkodres, eshte njohur me problemet qe hasen ne menaxhimin e skemes nga njesite vendore dhe rezultatet e inspektimeve. "Vetem gjate vitit te kaluar nga strukturat e inspektoratit rajonal te Shkodres, jane identifikuar 522 raste abuzimesh me skemen e ndihmes ekonomike, per te cilat jane rekomanduar masa, per administratoret pergjegjes", kane pohuar drejtuesit lokale te ketij qyteti.

Kriteret

Per te perfituar kete ndihme ekonomike, pervec kritereve ekzistuese atyre te pronesise, vleresimit te te ardhurave, biznesit, emigracionit duhet te plotesohen edhe disa te tjera shtese, nderkohe qe ka edhe lehtesira. Keshtu nje familje e cila nuk ka te ardhura te mjaftueshme dhe duhet te perfitoje ndihme ekonomike, duhet te kete te shlyera faturat e energjise elektrike. Po keshtu keto familje apo personat, te cilet perfitojne nga "skema e Kafshates" kane per detyre qe te marrin pjese ne pune publike dhe ato te komunitetit. Nderkohe qe pervec detyrimeve parashikohen dhe lehtesira, te cilat jane thjeshtezim te kritereve dhe dokumentacionit per shperndarjen e ndihmes ekonomike. Nderkohe qe edhe pushteti vendor, do te kete nje fond te vecante per ato familje te cilat edhe ai vete, i njeh qe jane ne kushte te veshtira e ekonomike. Nisma e fundit ligjore parashikon rritjen e rolit te prefektit, ne kontrollimin e skemes te ndihmes ekonomike, qe pritet te sjelle edhe zbatueshmeri me mire te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›