E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e policeve, jepen 2 denime per jete

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar dje me 2 burgime perjete dhe 25 vjet burg tre te pandehurit e akuzuar per vrasjen e dy efektivave te Policise Kruje. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Dritan Hallunaj, shpalli fajtor dhe denoi me burgim perjete te pandehurit: Sokol Halili dhe Dritan Rexhepi. Per te pandehurin Shefqet Seferi, gjykata dha denimin e saj me 25 vjet burgim. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, te pandehurit akuzohen per vrasjen e efektivave Arben Keqi dhe Durim Kasmi. Sipas hetimeve, ekzekutimi i policeve ka ardhur pas nje hakmarrjeje nga familja e Hakajve, ndaj punonjesit te policise Arben Keqi. Kjo sipas akuzes, ka sjelle eliminimin fizik te policit Keqi dhe kolegut te tij Durim Kasmi, si edhe vrasjen e paqellimshme te Raim Bakiasit. Sipas akuzes "truri" i organizimit te ekzekutimeve, te punonjesve te rendit ka qene Shkelqim Haka, person i vrare ne vitin 1999. Mesohet se pas deshtimit te tentativave per pajtim mes familjes te Arben Keqit dhe familjes Haka, vjen vrasja e Enver Hakes ne Tirane, ne mes te vitit 1999. Menjehere pas kesaj vrasjeje me dyshimin se ajo ishte kryer nga Arben Keqi, shtetasi Shkelqim Haka fillon tentativat dhe harton plane per vrasjen e Arben Keqit. Sipas organit te akuzes, per kete Shkelqim Haka dyshohet te kete kontaktuar me te pandehurin Shefqet Seferi, ku edhe i ka kerkuar t'i organizonte ekzekutimin e tyre. Seferi, nga hetimet e kryera mesohet te kete paguar dy vlonjatet Rexhepin dhe Halilajn, si vrases me pagese, te cilet nuk njiheshin ne qytetin e Krujes madje as nga viktima Arben Keqi. Per vrasjen e policit tjeter Durim Kasmi, sipas prokurorit, eshte perdorur si vrases me pagese i pandehuri Dritan Rexhepi. Akuza tha se per te identifikuar "objektivet" eshte perdorur i pandehuri Shefqet Seferi qe njihte dy policet. Vrasjet jane kryer me 27 gusht 1999 per Arben Keqin dhe me 6 tetor 1999 per Durim Kasmin. Ne ngjarjen e dyte mbeti i vdekur edhe Rakim Bakiasi, i cili u prek rastesisht nga plumbat. Sipas prokurorise, te dy ekzekutimet kane te njejtin mekanizem. Ne te dyja ngjarjet, qitjet jane kryer nga distanca te aferta dhe arma eshte derguar prane vendit te ngjarjes me nje cante te zeze, e cila braktisej me pas. Zbardhja e krimit si dhe autoret e kesaj ngjarjeje, jane treguar nga i pandehuri Seferi, i cili ne fillim te hetimeve pranoi te bashkepunoje me drejtesine, duke zbardhur ngjarjen por pas disa muajve, i pandehuri terhoqi gjithcka duke prishur njekohesisht edhe marreveshjen e bashkepunimin qe kishte me drejtesine. Ndaj te pandehurve Gramoz Alias, Dritan Rexhepi, Sokol Halilaj dhe Shefqet Seferi, rendon akuza e vrasjes me paramendim per shkak te cilesive te vecanta te personit, e kryer me shume se nje here ne bashkepunim, pasi mengjesin e 27 gushtit te vitit 1999, u vrane ne nje lokal ne qytetin e Krujes, ku mbeti i vrare nga plumbat edhe pronari i lokalit ku ndodheshin dy policet, Raim Bakiasi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›