E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbime per femijet e ngujuar

Femijet e ngujuar, tashme do te marrin te gjitha sherbimet e nevojshme nga shteti. Kjo ka qene deklarata e bere nga ministri i Punes, Anastas Duro gjate nje vizite ne qytetin e Shkodres. Ne takimin qe ai ka kryer me prefektin e ketij qytetit Maxhid Cungu, ka diskutuar per problematiken e kategorise se femijeve te ngujuar, duke kerkuar bashkepunimin dhe ndihmen e struktures se prefektit. "Kerkojme identifikimin e ketyre femijeve dhe kontaktimin me familjet e tyre, duke i informuar se shteti ka ndermarre te gjitha masat, per ofrimin e sherbimeve brenda, te te gjitha standardeve te kerkuara" ka pohuar gjate fjales se tij ministri i Punes, Anastas Duro. Ky i fundit kerkoi nga strukturat vendore qe ne vazhdimesi te identifikojne problemet dhe te propozojne zgjedhjet e mundshme, per t'ia percjelle struktures qendrore, me qellim qe paketa qe do t'i propozohet Keshillit te Ministrave, te jete sa me e plote dhe te parashikoje mbeshtetjen e te gjitha kategorive sociale. Duke u ndalur tek sherbimet sociale qe ofrohen ne rajonin e Shkodres, ministri i Punes u informua rreth numrit dhe kategorive te sherbimeve dhe zbatimit te standardeve qe ofrohen ne to. Ministri kerkoi qe te identifikohen te gjitha OJF qe ofrojne sherbime sociale dhe te mos lejohet asnje ofrues sherbimi i palicencuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›