E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i armeve, kerkohen 28 vjet burg

Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi dje, shpalljen fajtore dhe denimin me 28.4 vjet burg, per kater te pandehurit e akuzuar per trafik te municioneve nga Kosova ne vendin tone. Prokurori i ceshtjes Edvin Kondili i ka kerkuar dje gjykates, shpalljen fajtore dhe denimin me 7.4 vjet burg per dy te pandehurit Ali Peci dhe Naim Dungu, per te pandehurin Behar Dungu, akuza kerkoi shpalljen fajtor dhe denimin e tij me 7 vjet burgim. Per te pandehurin e fundit Shaban Sulmeta, ish-nenoficer i Ushtrise ne nje repart te Burrelit, akuza kerkoi denimin e tij me 6.8 vjet burg. Kater te pandehurit jane vene ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Dungu". Sipas burimeve, te pandehurit kane qene duke udhetuar me nje automjet te tipit "Audi", me traga te Kosoves. Sipas prokurorise gjate nje kontrolli te ushtruar ne automjet policia gjeti nje sasi prej 6320 fishekesh te kalibrit 7.62 mm te modeleve 54 dhe 56, si dhe nje automatik "Kallashnikov". Nga hetimet e kryera ka rezultuar se te pandehurit i kane blere fisheket ne Kukes, Burrel dhe Kosove dhe jane nisur per ne drejtim te Tiranes, por dyshimet jane se ata do te merrnin municione te tjera ne Kavaje. Te pandehurit kishin qene 3 muaj nen hetim, pasi fillimisht dyshoheshin se do te trafikonin klandestine, nga Kosova ne drejtim te Shqiperise per ne Itali, ose nje linje tjeter e mundshme ne drejtim te vendeve veriore te Ballkanit per ne Perendim. Por gjate hetimit eshte zbuluar se objekti i vertete i trafikut nuk ishin klandestinet, por armet dhe municionet. Kjo ka bere qe hetuesit te ndryshojne menyren edhe objektin e hetimit te tyre dhe te zhvendosen me destinacion ne nje vend tjeter, ne Burrel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›