E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhet lokali, vidhen 12 televizore plazma

DURRES - Grabitet naten lokali i ne qytetari ne lagjen numer 14 Durres. Ngjarja ka ndodhur gjate nates duke gdhire dita e djeshme, ne kohen qe pronari i lokalit dhe punonjesit e tjere ndodheshin ne banesat e tyre. Ne pamundesi per ta hapur, grabitesit kane thyer deren me mjete rrethanore, ndersa kane grabitur 12 televizor 22 polesh. Persona te paidentifikuar kane vjedhur me thyerje nje lokal "Loto sport" ne Durres. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se kaluar, ne lagje numer 13, Plazh Durres, pikerisht ne sektorin "Teuta". I pari qe ka pare thyerjen e lokalit ka qene vete pronari, Bledar Prizreni. Ne momentin qe ai ka shkuar per ta hapur aktivitetin e tij ne oret e para te mengjesit te se premtes, ka vene re shkaterrimin e lokalit. Persona te paidentifikuar deri me tani, gjate nates kane vjedhur me thyerje, 12 televizor 22 polesh te cilet perdoreshin per te vene baste. Ndersa eshte ndeshur me kete situate, ai ka njoftuar menjehere forcat e rendit te komisariatit te policise se Durresit, te cilet kane mberritur menjehere ne vendngjarje. Nga konstatimet e policise eshte vene re hapja me ane te mjeteve rrethanore te deres kryesore te lokalit si dhe thyerja e disa objekteve te tjera ne brendesi te tij. Policia, ka dokumentuar menjehere provat e gjetura ne vendin e ngjarjes, ndersa ka nisur punen per identifikimin si dhe kapjen e autoreve.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›