“Nënëmadhja” kërkon kriminelët
Pasi djali i tij i adoptuar bëhet dëshmitar i një vrasjeje, ata maskohen dhe futen në një shkollë vetëm për femra, me qëllim që të gjejnë vrasësin përpara se t’i gjejë ai...
Kjo është ajo që vazhdon tregimin e këtij filmi, përderisa civilizimi vazhdimisht, sidomos ai i shteteve të zhvilluara është duke u kërcënuar, duke filluar nga trillimet për alienë e deri te kultura që ndonjëherë duke e errët.
Kjo është me pak fjalë ajo skuadër e cila sjell një film pak më të thellë nga një ekip i aktorëve afrikano-amerikanë, të cilit i prin aktori i mirënjohur Martin Lawrence, që këtij filmi a ka shtuar edhe prapashtesën “Si baba, si djali”.
Por, një pre konkluzionesh primare që bëhen kur shohim filma të këtillë është ajo që mendojnë së pari: a është kjo kultura e racës së zezë në Amerikë – një kulturë me nuanca të gjuhës franceze, që fillon nga nënëmëdhatë e deri te dashuria e tyre e vrazhdë për fëmijën, duke u përkujdesur për shtetin e duke lënë pas nevojat fizike dhe emocionale që na nevojiten.
Pak a shumë këtu kemi agjentin e FBI, Malcolm, i cili duhet të ndjekë një kriminel rus me emrin Chirkoff – dhe referenca nga ai duhet të niset është se nga një mbushës i fjalëkryqeve, ai është bërë një njëri pa vlerë, përderisa inkriminohet në një krim në një shkollë të arteve në Atlanta. Fatkeqësisht, djali i tij Trent është dyshimtar i një vrasjeje të këtij krimineli.
Por, për ta kapur atë duhet maskuar dhe më e mira është që tre agjentët të vishen si nënëmëdha dhe të hynë në këtë shkollë për të zbuluar personin që ka kryer krimin. Kështu ata marrin një bagazh me gjëra të grave dhe ia mësyjnë ishullit për të zbuluar atë që thamë më lart.
Dialekti i tyre kulturore i bën paksa të pamençur, por megjithatë njerëzit fillojnë që t’i ndiejnë më mirë. “Del që ideja e tyre është e bukur dhe shumë e kuptueshme për shikuesin, pasi që shumë shpejt familjarizohen me karaktere.
Me një fjalë edhe në këtë film vazhdon kontributi i desertit të komedive të Lawrence, që janë pjesë e kulturës afrikane të cilën kanë sjellë në historinë e kinematografisë amerikane, duke e bërë filmin të shikuar dhe të pëlqyer në SHBA dhe më gjerë. Filmi mund të shikohet nga të gjitha moshat dhe shfaqet nga e hëna në të diel në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell IPKO.
Big Mommas 3: Like Father, Like Son
Regjia: John Whitesell; Skenari: Matthew Fogel, Don Rhymer.
Aktorë: Martin Laërence, Jessica Lucas, Brandon T. Jackson, Michelle Ang, Faizon Love, Tony Curran, etj…