E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro jep ultimatumin: Krizë nëse s’fitojmë

Trajneri i Skënderbeut është shumë i zhgënjyer nga skuadra në dy ndeshjet e para në kampionat dhe deklaron se kundër Shkumbinit duhet patjetër fitorja, përndryshe sezoni rrezikon kolapsin

Trajenri Duro jep ultimatumin: “Të fitojmë me Shkumbinin ose të dorëzohemi dhe shpallim krizën”. Që kampionët e Shqipërisë të sezonit të shkuar po përjetojnë një krizë të vërtetë, pak kush mund të mohojë për të thënë të kundërtën. Por vetë kryepankina e “Ujqërve të Dëborës” ka kërkuar dhe një mundësi për të treguar se grupi i formatuar prej tij, padyshim është më i miri dhe ka produkt të vetin suksesin. Trajneri Shpëtim Duro ndihet në vështirësi, teksa ekipi për të cilin ka dalë garant, nuk po shfaqet ashtu si duhet. Trajneri jep alarmin, ndërsa kërkon fitoren me Shkumbinin, për të mos shpallur zyrtarisht krizën, që mund ta çojë në gjendje vajtuese ekipin e Korçës. “Ndeshja me Dinamon në transfertë ishte skandaloze nga ana e futbollistëve. Lojtarët gjatë lojës u përfshinë në ngërç, duke mos mundur të jepnin atë për të cilën ishin në fushë. Gjithsesi më duhet të pranoj një fakt të rëndësishëm se faktori psikologjik ka ndikuar shumë te të gjithë në ekip. Ndërkaq drejtuesit e presidencës kanë qënë shumë korrektë në mardhënie me ekipin gjatë këtyre momenteve. Presioni ynë më i madh është se kemi një objektiv të rëndësishëm për të realizuar dhe na nevojiten rezultatet. Gjithsesi unë shpresoj që ta kalojmë këtë moment.”- ka bërë të ditur për gazetën trajneri Shpëtim Duro. Në dy javët e para të kampionatit, kampionët nuk kanë shënuar asnjë gol, në një kohë që kalendari nga ana e tyre, të paktën për 4 javët e para të këtij sezoni ishte konsideruar i lehtë. “Duhet të tregojmë vlerat tonë në fushën e lojës. Nëse nuk fitojmë me Shkumbinin këtë fundjavë, atëherë duhet të shpallim krizën e Skënderbeut. Peqini është ndeshja e fundit e shansit që kemi për të ndryshuar. Unë besoj se do t’ia dalim dhe pres që lojtarët të reagojnë në fushën e lojës, pasi janë futbollistët më të mirë profesionistë” ka nënvizuar më tej Duro. Kjo do të jetë java vendimtare e Skënderbeut të kampionëve, të cilët presin të vijnë ndryshe në sfidën e tretë të sezonit të ri. Dy pikë të marra në dy javët e para janë të pakonsiderueshme, përballë investimeve të mëdha që ka kryer presidenca me donatorët e saj, duke synuar një tjetër titull që duket se këtë herë do të jetë shumë i vështirë. Në Korçë tashmë pritshmëritë janë të mëdha, ndërsa fundjava është hjo që do të tregojë nëse kuqebardhët do të ndryshojnë ose jo trajektoren e tyre të suksesit ose dështimit.

Irena Vreto

Superliga – Java II

Renditja

Skuadra N F B H Gol P

1) Teuta 2 2 0 0 2-0 6

2) Bylis 2 1 1 0 7-4 4

3) Kastrioti 2 1 0 1 6-3 3

4) Vllaznia 2 1 0 1 3-2 3

5) Tirana 2 1 0 1 3-3 3

6) Flamurtari 2 1 0 1 2-2 3

7) Apolonia 2 1 0 1 2-2 3

8) Kamza 2 1 0 1 2-2 3

9) Shkumbini 2 1 0 1 4-5 3

10) Pogradeci 2 1 0 1 1-4 3

11) Skënderbeu 2 0 2 0 0-0 2

12) Tomori 2 0 1 1 0-1 1

13) Dinamo 2 0 1 1 0-2 1

14) Laçi 2 0 1 1 3-5 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›