E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro martohet, kombetarja ne "Sheraton"

Klodian Duro, futbollisti i shquar i kombetares shqiptare perjetoi nje dite te vecante dje, teksa i dha fund beqarise. Mesfushori pervec familjareve dhe te aferm te tij, kishte ftuar edhe shume futbolliste, pjesa me e madhe e te cileve ishin ish-shoke te skuadrave te kaluara, apo pjesetare te ekipit tone kombetar. 31-vjecari i ekipit tone kombetar, zhvilloi ceremonine e marteses ne hotel "Sheraton", ku moren pjese disa nga lojtaret titullare te ekipit kombetar. Klodian Duro, aktualisht pjese e ekipit te Ominia Nikosias ne Qipro, i cili luajti titullar pak dite me pare ne nje ndeshje nderkombetare ndaj Portugalise, mori urime te shumta ne nje ceremoni te bukur festive nga te gjithe shoket e kombetares, ku nuk munguan edhe batutat mes tyre, se cili doli i dehur dhe konsumoi me shume pije. Gjithsesi, "Te trashegohesh Duro!"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›