E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjte pushime para merkatos

Lojtaret e kombetare sone, pjesa me e madhe prej tyre ndodhen ne Shqiperi. Pas dy ndeshjeve te fundit, me Portugaline dhe me Gjeorgjine, kuqezinjte jane duke pushuar ne kryeqytet, por menaxheret e tyre jane vene ne levizje, per t'iu gjetur nje destinacion te ri. Jane disa futbolliste qe kerkojne te ndryshojne ambient, pas perfundimit te ketij sezoni. Pervec Canes qe eshte kthyer ne nje objektiv te merkatos se shume klubeve te medha, edhe Curri deshiron qe te largohet ne Gjermani. Mbrojtesi kuqezi pret nje oferte nga klube te Bundesliges, per te lene Ukrainen. Gjithashtu Hyka, Duro, Berisha, Salihi jane ne pritje te konfirmimit, nese do te zgjasin kontraten, apo do te largohen ne ekipe te tjera. Ervin Skela, ndodhet aktualisht ne Vlore por menaxheri i tij po shqyrton mundesine e largimit nga Enerxhi Kutbusi, sikurse edhe sulmuesi Bogdani duhet te gjeje ekipin e ardhshem.

Rauf Dimraj konfirmoi per "Koha Jone" pas mbledhjes se djeshme, se i njejti sponsor do te vijoje financimin e ekipit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›