E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manuela, lypesja e rritur rrugeve

Sapo mbyllet semafori, ne kryqezime fillon nje ndeshje e vertete. Lypesit iu leshohen shofereve per t'u marre ndonje lek, ndersa keta te fundit perpiqen te mbrohen. Fitojne luften fizike, por jo ate te nervave. Sepse femijet lypsare, jane mesuar tashme te mos iu japin para, por ne fund te fundit, me mire pak se asgje. "M'fal noi lek" - e perserisin aq shpesh, sa ndoshta kjo eshte fjalia e vetme qe thone gjate gjithe dites. Njera prej tyre eshte Manuela, 9 vjec. Eshte shume e vogel dhe shendetlig, por megjithate nuk e degjon ne asnje moment te ankohet. Mamaja e saj e re, e cila ka tre femije per te rritur, e ka mesuar vetem te kerkoje leke, e te mos beje ze. Perndryshe, s'ka buke per te. Dhe Manuela te ngjitet pas rrobave dhe nuk shqitet, nese nuk i ploteson kerkesen, sepse... ajo nuk mund te rrije dot pa buke. Kete pune e ben ne momentin kur semafori eshte i hapur dhe makinat shkojne lirisht, ne te kundert vrapon pas automjeteve luksoze, se e di qe aty mund te fitoje dicka. Po keshtu, me vrap te madh vogelushja ndjek edhe makinat me targa te huaja, duke menduar se emigrantet do i falin ndonje lek.

Historia

Duket se fjalet e para, qe kane dale nga goja e saj, kane qene: "M'fal noi lek". Sepse vetem disa dite pasi ka lindur, Manuela ka dale me misionin per te lypur. Kur e pyet se sa kohe ka qe e kalon diten duke iu qepur njerezve dhe makinave, ajo thote se gjithnje ne ate rruge e mban mend veten, pra ne kryqezimin e ures se madhe te Lanes. Nuk i vjen keq per kete, sepse nuk e imagjinon qe nje femije mund te beje jete tjeter. "Nuk me duket keq", - mezi i shqipton fjalet ajo. Dhe kenaqesia me e madhe per Manuelen e vogel, eshte kur grushti i saj i vogel mbushet me leke.

Jetesa

Mami e ka mesuar, qe sapo te marre ndonje leke, t'ia dorezoje asaj. Perndryshe, s'ka as buke, as uje, madje as dhalle e fruta qe ua falin kalimtaret. E ema, nje nene e re, nuk do t'ia dije nese vajzen e vogel nuk e sheh andejpari, sepse eshte shume e zene me "pune". Ajo nuk le qe t'i shpetoje asnje automjet pa iu kacavjerre e pa i fshire xhamat (sipas menyres se saj) per te perfituar ndonje shume, sado modeste. Adelina thote se me kete metode ka pasur shume fat. "Njerezit dorezohen. E dime qe i bezdisim, por nuk mund te vdesim urie", - thote ajo. Adelina tregon se ka edhe nga ata njerez qe i godasin dhe i shtyjne. Kurse shume te tjere i perbuzin dhe i ofendojne pavaresisht se ajo i "lan xhamat". S. Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›