Mjeket: I nxehti, konsumoni 2 litra uje ne dite
I gjithe vendi eshte pushtuar nga temperaturat e larta, ku ne disa qytete te vendit termometri ka shenuar 35 grade Celsius. Ne keto dite te nxehta vere, specialistet keshillojne konsumimin e ujit si dhe te zarzavateve dhe frutave. Nje person me peshe normale duhet te konsumoje mesatarisht 2 litra uje ne dite dhe nese eshte mbi peshe per cdo 10 kilograme duhet te konsumoje nje gote uje. Specialistet sqarojne se uji nuk te shendosh, pasi nuk ka kalori dhe nuk sjelle fryrje te kembeve. "Ai ndikon shume mire ne heqjen e helmeve por edhe rregullon temperaturen e trupit. Nese nje person ka mungese te ujit ai ndjen tharje te gojes, por edhe keputje e pagjumesi ndaj ne keto dite, eshte i domosdoshem konsumimi i ujit", kane pohuar specialistet. Sipas ketyre te fundit, te moshuarit dhe femijet jane ata qe kane probleme me te medha dhe qe rrezikohen me shume nga temperaturat e larta dhe virozat e stines. Keto dy kategori nuk duhet te dalin gjate dites, pervecse ne mengjes dhe ne darke. Nderkohe qe mosha e trete duhet te zbatoje me rigorozitet rregullat e higjienes, prinderit nuk duhet t'i veshin trashe femijet, duhet t'i bejne banja te fresketa te pakten kater here ne dite, t'i ushqejne ata me lengje, vitamina dhe t'i shetisin ne vende te fresketa dhe me gjelberim. Sakaq, te moshuarit nuk duhet te konsumojne pije alkoolike, pije me permbajtje kafeine. Mosha e trete duhet te shmange daljen ne pikun e diellit dhe punet e renda. Shqetesimet shendetesore nuk duhen anashkaluar. Secili duhet te paraqitet menjehere tek mjeku, per cdo komplikacion te gjendjes shendetesore dhe te mos kerkoje ndihme tek farmacisti me i afert.
Keshillat e specialisteve
Femijet
Te vishen lehte
Banja te fresketa 4 here ne dite
Te konsumojne shume lengje
Ushqimi te permbaje vitamina
Shetitje ne vende te fresketa
Shetitje ne vende te gjelberuara
Te moshuarit
Nuk duhet te konsumojne pije alkoolike
Jo pije me permbajtje kafeine
Te shmangin daljen ne pikun e diellit
Te shmangin punet e renda
Higjiene e larte personale
Konsulta me mjeket specialiste
Keshillat e specialisteve
Femijet
Te vishen lehte
Banja te fresketa 4 here ne dite
Te konsumojne shume lengje
Ushqimi te permbaje vitamina
Shetitje ne vende te fresketa
Shetitje ne vende te gjelberuara
Te moshuarit
Nuk duhet te konsumojne pije alkoolike
Jo pije me permbajtje kafeine
Te shmangin daljen ne pikun e diellit
Te shmangin punet e renda
Higjiene e larte personale
Konsulta me mjeket specialiste