Eagle Mobile oferta për sezonin veror
12/05/2009 Ulen tarifat për Riniring
Eagle Mobile vjen me oferta të reja për sezonin veror. Tarifa më e përzgjedhur rinore Riniring, që prej datës 11 maj do të ketë një ofertë fantastike, duke i dhënë vlerë dhe gjatësi komunikimit të shqiptarëve. Ajo do të jetë e vlefshme deri më 1 shtator 2009. Burimet zyrtare të kompanisë njoftuan se të gjithë abonentët Riniring mund të flasin me 0 lekë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit kundrejt të gjithë numrave Eagle. Në të njëjtën kohë, tarifat standarde me parapagesë, jo Riniring, nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit, mund të flasin me 5 lekë për minutë kundrejt të gjithë numrave Eagle. Ajo që duhet të bëni është vetëm një rimbushje minimale prej 500 lekë në muaj. Në këtë mënyrë çdo abonent Eagle që disponon një numër me parapagesë mund të përfitojë nga kjo ofertë. Tarifa për lidhjen fillestare është vetëm 3 lekë.
Eagle Mobile njoftoi gjithashtu se gjatë periudhës 2 - 28 prill 2009 u realizua për herë të parë në Shqipëri, pyetësori online me temë “Nevojat dhe pritshmëritë e klientëve”. Pyetësori u plotësua nga 9.240 abonentë të Eagle Mobile, të cilët u shpërblyen me 30 mesazhe falas dhe me mundësinë për të fituar një telefon Samsung. Në përzgjedhjen e datës 29 prill 2009 morën pjesë 9.240 abonentë të Eagle Mobile dhe 100 prej tyre u përzgjodhën si fitues të një telefoni Samsung. Dhuratat e fituara u tërhoqën pranë njërit prej dyqaneve të Eagle Mobile në Tiranë.