Shehu: Kredia, financim për rrugën Rrëshen-Kukës
12/05/2009 Shqipëria dhe Qipro të vetmet me rritje ekonomike në 2009-n
Kredia 250 milionë euro që po merr qeveria në pjesën më të madhe do të përdoret për financim të ndërtimit të rrugës Rrëshen - Kukës. Ka qenë zëvendësministri i Financave, i cili theksoi dje se qëllimi i kredisë është shtimi i investimeve publike. “Ky është projekti më madhor, më vizibël të cilit i besojnë dhe donatorët. Përveç rrugës Durrës-Kukës në tërësinë e vet kjo shkon për objektet e rëndësishme infrastrukturore, pasi ato zënë peshën më të madhe në buxhetin e shtetit, rreth 60 për qind të programit të investimeve publike. Por nuk mund të themi që do marrim këtë shumë nga kredia e do ta çojmë në këtë projekt”, - tha Sherefedin Shehu, zëvendësministri i Financave. Kredia prej 250 milionë euro që do të disbursohet e gjitha brenda muajve maj e qershor. Ajo është pjesë e borxhit të planifikuar buxhetor. Ndërkaq, sipas zotit Shehu vetëm Shqipëria dhe Qipro do të kenë rritje ekonomike pozitive në katër muajt e parë të këtij viti. Sipas tij, FMN-ja thekson se rritja ekonomike e Qipros është 0.3 për qind ndërsa e Shqipërisë është 0.4 për qind. Sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zhvillimet e ardhshme të ekonomisë evropiane do të kenë korrigjime të shifrave të viteve të mëparshme. Në raport parashikohet që ekonomia shqiptare të këtë përkeqësim të deficitit fiskal dhe rënie të shkëmbimeve tregtare.