E Diel, 1 Nëntor 2026

Lala, në “punë” para të tjerëvePër momentin, Altin Lala, së bashku edhe Jahmir Hykën janë të vetmit futbollistë “puro shqiptar” që do të aktivizohen sezonin e ardhshëm në Bundesligën 1 gjermane.

Altin Lala dhe pesë lojtarë të tjerë të Hanover 96 nisën përgatitjet për sezonin e ardhshëm, një javë para nisjes zyrtare të fazës së përgatitore. Lajmi jepet nga “Bild”, që thekson nga ana e saj se Altin Lala, Jan Schlaudraff, Jan Rosenthal, dhe Vinicius po kryejnë stërvitje individuale sipas një programi të veçantë për të sjellë trupin në formë. Edhe Steven Cherundolo së bashku me Christian Schulz Mitte nisën stërvitjet së bashku me katër lojtarët e tjerë profesionistë të “96”-s. Për momentin, Altin Lala, së bashku edhe Jahmir Hykën janë të vetmit futbollistë “puro shqiptar” që do të aktivizohen sezonin e ardhshëm në Bundesligën 1 gjermane. Ervin Skela pas rënies së Energi Kotbusit është në kërkim të një skuadre, ndërkohë që Edmond Kapllani pas largimit nga Karlsruhe (edhe kjo e rënë në Bundesliga 2) do të luajë për fanellën e Augsburgut (Bundesliga 2).

E Merkure, 24 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›