E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristiano Ronaldo: 94 milionë euro? Janë një "thes me para"

Kristiano Ronaldo festoi deri
në orët e para të mëngjesit
në Los Anxhelos, pas "po"-së së
Mançester Junajtid, që i hapi
rrugën transferimit të tij te Reali
i Madridit. Vetëm pak çaste përpara
se të dilte i shoqëruar nga
Paris Hilton, mesfushori portugez
ka folur si lojtar "merengue". Ai
dha siguri për gjendjen fizike,
duke konfi rmuar se nuk është e
nevojshme të operohet. Nga Kalifornia,
ai deklaroi: "Gjatë kohës
që ndodhesha këtu mësova për
arritjen e marrëveshjes. Dëgjova
se njerëzit e mi në Mançester
pranuan ofertën e Realit. Më
pas më thanë se klubi madrilen
kërkon t‘i nënshtrohem vizitave
mjekësore. Momentalisht jam me
pushime dhe do të qëndroj edhe
pak kohë. Akordi është historik,
94 milionë euro janë një shifër e
madhe. Gjendja fi zike? Nuk është
e nevojshme të operohem. Hernia
diskale nuk është diçka për
të cilën duhet të shqetësohem".
Më tej, për "Fox Sports", Ronaldo
shtoi: "Cikli im te Junajtid
përfundoi. Ka ardhur momenti
të mendoj për të ardhmen, për
këtë fazë të re të karrierës sime. 80
milionë sterlina (94 milionë euro)
janë një ‘thes me para‘, ndërsa
ky transferim është historik. Më
bëhet qejfi që dy prej skuadrave
më të mira në botë dëshirojnë të
luaj për to".
Afrimi i yllit luzitan është përshëndetur
edhe nga Kaka. Transferimi
i tij nga Milani drejt Realit
u la disi në hije nga "Galaktiku"
më i fundit. Gjithsesi, braziliani
shprehet i kënaqur për lëvizjet e
Florentino Perez. "Jam i lumtur
për blerjen e Ronaldos", tha Kaka
për "As". "Padyshim, ai është një
prej lojtarëve më të mirë në botë.
Do ta ndihmojë Realin e Madridit
të luftojë për fitimin e të gjithë
titujve".
Gjithsesi, Kristiano Ronaldo
ka dalë si gënjeshtar në sytë e
tifozëve, mbi të gjitha kur përpara
fi nales së Ligës së Kampioneve u
betua se do t‘i qëndronte besnik
Mançesterit. Kjo, pasi nga Spanja,
ish-presidenti i Realit, Ramon
Kalderon pohoi se marrëveshja
mes palëve (duke përfshirë këtu
edhe Junajtid) ishte arritur që
përpara gjashtë muajve. Frazat
"zemra më rreh vetëm për ‘Red
Devils‘" dhe "nuk do të largohem
kurrë" u rishfaqën në gazetat angleze.
"Daily Express" e cilësonte
mamanë e 24-vjeçarit, Dolores, si
arkitekten e operacionit. Që prej
vitit të kaluar, ajo i lutej të birit të
ndryshonte skuadër, duke dhënë
pëlqimin për transferimin në
Madrid. Edhe më ironik titulli i
"Daily Star": "E urdhëroi mamaja"
(të shkonte te Reali), ndërsa në
faqet e brendshme, tifozët shpreheshin
"të lumtur se më në fund
Ronaldo u largua". E përditshmja
"Daily Mail" nënvijëzonte
sesi "talenti më i llastuar, acarues
dhe i padurueshëm i futbollit ka
bërë valixhet gati", gjithsesi në
faqet sportive komentuesi Martin
Samuel shpjegonte se "shitja e
lojtarit më të mirë të skuadrës nuk
të bën asnjëherë më të fortë". Edhe
"Daily Mirror" fl iste për aftësitë
e Ronaldos ("ishte më i miri"),
por më parë kjo gazetë e kishte
cilësuar portugezin një "simulues,
fals dhe ‘zonjë e parë‘". "Daily
Telegraph" pranonte se tifozëve
do t‘u mungonin shpërthimet dhe
goditjet e dënimit të Ronaldos,
por shpjegonte se lojtari nuk arriti
asnjëherë të kuptonte shpirtin e
Junajtid. "Times" ngrinte pyetjen
nëse ky transferim sjell "apokalipsin
për futbollin", sepse sporti
më popullor në botë kërcënohet
nga milionat, me të cilat Reali do
të paguajë "Topin e Artë 2008" në
gjashtë vitet në vazhdim. Në vitin
e parë në Madrid, Ronaldo do të
përfi tojë 12 milionë euro, ndërsa
në vitin e fundit të kontratës shifra
mund të kapë kuotën 34 milionë
euro (653000 euro në javë).

Ronaldo vlen sa një lagje
ose një kompani ajrore

Shifra 94 milionë euro që Reali do të derdhë në arkat
e Mançester Junajtid nxit krahasimet se çfarë mund
të bëhej me një shumë të tillë parash. E përditshmja
katalane, "La Vanguardia" theksonte se me shumën
e paguar për Kristiano Ronaldon, mund të blihen 900
apartamente prej 80 metrash katrorë në Barcelonë. Nëse
pronësia e një lagjeje në qytetin piktoresk të Spanjës nuk
shihet si investim i mirë, për disa miliona më shumë (më
saktësisht 104 milionë euro), mund të blihej kompania
ajrore "Vueling". Vlera e kartonit të yllit portugez do të
mbulonte rrogën minimale vjetore (8.736 euro) të 10726
punëtorëve. Nuk kishte si të mungonte krahasimi me futbollistët
e tjerë në La Liga. Si shembull është marrë Mario
Martinez Rubio, lojtari i Numansias, që me 124 mijë euro
në sezon, është futbollisti më pak i paguar në Spanjë. 94
milionët e shpenzuara nga Reali do të mbulonin rrogën
e 758 sezoneve të Rubios.

Kanavaro: Reali e bleu portugezin
që prej sezonit të kaluar

Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, Fabio Kanavaro,
zbuloi se Reali i Madridit ka siguruar fi rmën e Kristiano
Ronaldos që prej sezonit të kaluar. Kapiteni i Kombëtares
italiane theksoi se ideatori i këtij transferimi ishte
ish-presidenti i gjigantëve spanjollë, Ramon Kalderon.
Të enjten Mançester pranoi zyrtarisht ofertën e Realit,
por prej kohësh fl itet për një parakontratë ndërmjet
klubit dhe portugezit, e fi rmosur që prej vitit të kaluar.
Fjalët e Kanavaros mbështesin këto zëra. "Ish-presidenti
i klubit, Kalderon e kishte blerë Ronaldon përpara
Perezit, madje ai ishte fare pranë afrimit të Kakasë, por
koha në dispozicion nuk mjaftoi", tha Kanavaro për "La
Stampa". Madrilenët kanë shpenzuar afro 160 milionë
euro për Kaka dhe Ronaldo, por mbrojtësi mendon se
blerjet nuk përfundojnë me kaq. "Mendoj se Reali do
të blejë lojtarë të tjerë në repartin sulmues. Ky është
mentaliteti i tyre", tha lojtari i Juventusit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›