Duro, takim me ambasadorin kinez ne Tirane
Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Anastas Duro, priti nenje takim Ambasadorin e Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes Popullore te Kines, Wang Junling. Ne qender te bisedes ishin marredheniet shume te mira qe ekzistojne mes dy vendeve dhe rruget per forcimin e tyre, vecanerisht ne fushen e punesimit, ceshtjeve sociale, sigurise dhe shendetit ne pune. Ambasadori Junling theksoi se shteti dhe populli kinez vleresojne maksimalisht kontributin qe Shqiperia ka dhene ne menyre te vecante ne pranimin e Kines ne Familjen e madhe te Kombeve, OKB. "Eshte per kete arsye, por jo vetem, qe deshira jone mbetet rritja e nivelit te bashkepunimit ne te gjitha fushat me Shqiperine", u shpreh Ambasadori. Ministri Duro falenderoi Ambasadorin per mbeshtetjen dhe bashkepunimin qe Kina dhe shteti kinez kane ofruar dhe vazhdojne per zhvillimin e Shqiperine. Duke u ndalur ne nivelin e bashkepunimit ne fusha te tilla si tregu i punes, Ministri vuri ne dukje se ky mund te vleresohet si momenti me i mire per firmosjen e Protokollit te bashkepunimit mes dy vendeve dhe ministrive perkatese ne kete fushe. "Draft-Protokolli tashme ka perfunduar dhe firmosja e tij ne nje kohe sa me te shpejte do te sillte nje nivel te ri bashkepunimi mes dy vendeve tona ne fusha me interes reciprok", u shpreh Duro.