Rikthehet acari edhe ne shkolla
Acari i diteve te fundit ka rikthyer edhe njehere xhupat e trashe ne trupat e brishte te femijeve. Te gjendur ne kushtet e mungeses se ngrohjes, ata detyrohen qe te mos i heqin palltot apo xhupat, por te mesojne me to veshur. Nje gje e tille ben qe ata mezi te levizin dockat e vogla per te shkruar apo per te shfletuar librat, e megjithate, nuk kane zgjidhje tjeter. Ne fakt, jane aq te vegjel e te brishte sa te vjen keq t'i shohesh tek dridhen nga i ftohti. Nxenesit e nje pjese te mire te shkollave te kryeqytetit i kane perjetuar si mos me keq ditet e fundit me mot te ftohte dhe reshje debore ne te gjithe vendin. Megjithate, panorama eshte trishtuese edhe ne kryeqytet, ku pretendohet qe gjithcka eshte me prane standardeve qe duhen. Mjafton te shkosh jo larg, por ne mjediset e shkolles "1 Maji" per te vertetuar kete. Nxenesit e shkollave 9-vjecare dhe te mesme jane ne meshire te motit. Fakti nese ata do te kercellijne dhembet nga i ftohti, apo do te kene "luksin" te heqin xhupin gjate mesimit, varet pikerisht nga temperaturat. Kjo, pasi deri tani nuk eshte marre asnje mase qe te siguroje ngrohje. Gjithcka ka ngelur ne stadin e nje rezistence, si zgjidhja e vetme dhe modeste per te perballuar te ftohtin e ketij dimri te eger. Anxhela, thote se ditet e fundit ne klase u ka mberritur nje rezistence, e cila eshte pak me mire se sa te mos e kesh fare. Nxenesit qe kane me ftohte, shfrytezojne pushimet 5-minuteshe per t'u ngrohur prane saj, ndersa kur zhvillohen oret e mesimit ata jane te detyruar te nxjerre shpeshhere dockat e vogla nga xhepat dhe te ngrohen me frymen e tyre. Ne fakt, burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranes shprehen se rreth 50 per qind e shkollave jane me sistem ngrohes, e megjithate keto shifra duken shume irreale. Po te pyesesh ne shkolla te ndryshme te kryeqytetit, nxenesit te pergjigjen se kane ngrire se ftohti. Ne fakt, duket se femijet jane bere specialiste te motit. Ata kane filluar tashme te verejne se kur ka nisur rritja e lehte e temperaturave dhe kur kane zbritur ato, duke perdorur edhe terma shkencore. "I degjojme shume lajmet per motin, pasi ne varemi nga ai", thone femijet.
L.Ndoka
Fenomeni, sa here bien temperaturat
Ne fakt, nje gjendje e tille nuk mbizoteron vetem ne klasen e ketyre vogelusheve, por edhe ne te gjitha klasat e tjera. Kur i pyet nxenesit se ku kane shkuar ngrohesit, ata tregojne me gisht nga ndonje mesuese qe kalon andej rrotull. Me naivitetin qe i karakterizon, femijet shpjegojne se ne sallen e mesuesve ka rezistence, por ne klasa jo. Ne fakt, rezistenca qendron e ndezur edhe kur salla eshte bosh. Panorama qe te shoqeron ne klasat e shkollave qe nuk kane ngrohje, eshte e trishte. Te veshur sa me trashe per shkak te mungeses se ngrohesve ata pothuaj humbasin nen rrobat e tyre. Shpesh nxjerrin duart e vogla nga menget e xhupave dhe perpiqen t'i ngrohin me frymen e tyre. Dritaret e klases qe hapen per ajrosje ua shtojne te ftohtin, e megjithate, nuk bejne ze. Ata qendrojne ashtu, te heshtur dhe nderkohe perpiqen te ngrene doren per t'u pergjigjur. Sepse, pavaresisht kushteve te keqija ku ata qendrojne pergjate gjithe paradites, mesuesit nuk duan t'ia dine.