Bojkoti i diplomave, studentet rikthehen ne auditore
Studentet e vitit te trete te deges se Infermierise ne universitetin "Eqrem Cabej" te Gjirokastres pas bojkotit gati 1 mujor diten e merkure i jane rikthyer auditoreve dhe leksioneve. Per rreth 5 jave rresht studentet e Infermierise bojkotuan procesin akademik ne shenje solidariteti me studentet te cilet kishin mbaruar kete dege duke mbeshtetur kerkesat e tyre ne lidhje me diplomat universitare. Rreth 100 studentet te cilet kane perfunduar ciklin e pare te studimeve ne infermieri, sipas sistemit te Bolonjes, nuk kane pranuar te terheqin dokumentin e diplomes pasi pretendojne se nuk ka elemente sigurie. "Diploma qe kerkojne te na japin pas perfundimit te ciklit te pare te studimeve, sipas sistemit te Bolonjes, eshte nje flete kartoni e zakonshme nderkohe qe ne te mungojne elementet e sigurise", pretendojne studentet qe kane perfunduar infermierine. Sipas tyre dokumenti i diplomes se universitetit te Gjirokastres nuk eshte i ngjashem me dokumentin e leshuar nga universitetet e tjera ne vend pasi ato kane me shume elemente sigurie. Ne keto kushte te 100 studentet e infermierise kane deklaruar bojkotin e marrjes se diplomes duke kerkuar nderhyrjen e instancave perkatese.
B.Kore
B.Kore