Shqipëria solidarizohet me Greqinë në shuarjen e flakëve
Qeveria shqiptare nis drejt shtetit grek një kompani zjarrfikësesh të përbërë nga gjashtë automjete zjarrfikëse si dhe dyzet forca të specializuara. Por dhe vendet e tjera të rajonit kanë lënë mënjanë mëritë me Greqinë dhe i janë gjetur pranë në këtë situatë të vështirë.
Ministrja e Jashtme greke Doras Bakojanis ka siguruar ndihmën e qeverisë turke pas një bisede telefonike me homologun e saj Davutoglu. Një avion turk është nisur dje drejt Athinës për t’iu bashkuar operacionit kundër shuarjes së zjarreve.
Edhe Maqedonia konfirmon se do të vërë në dispozicion tre helikopterë të tipit M-17, me tre ekuipazhe dhe tre zjarrfikëse, të cilët menjëherë janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Greqi. Me këtë veprim Maqedonia lë mënjanë problemet që e lidhin me fqinjin e saj për çështjen e emrit dhe iu bashkua solidaritetit rajonal.
Në terren qindra zjarrfikëseve dhe avionëve greke prej dy ditësh i janë shtuar avionë zjarrfikës nga Italia, Franca, Spanja dhe Qipro.