E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy fëmijë të dyshuar me virusin e gripit të derrave

Sipas buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht po priten përgjigjet e analizave për 2 rastet e dyshuara, të cilat janë dërguar në Laboratorin e Referencës për Evropën Juglindore në Bukuresht.

Numri zyrtar i të konfirmuarve me virusin A/H1N1 në Shqipëri vazhdon të mbetet 20 persona. Instituti i Shëndetit Publik sqaron se ka analizuar deri në datën 23 gusht 459 mostra të marra në të gjithë vendin.

Numri më i madh i mostrave është marrë në Spitalin Infektiv në QSUT, 230 të tilla, 60 mostra janë marrë në Spitalin Pediatrik dhe 38 nga Poliklinikat në Tiranë. Për 20 rastet e konfirmuara, sipas buletinit të ISHP-së, rezulton se janë të grupmoshave 15-24 vjeç, 10 të tjerë 25-44 vjeç dhe vetëm 2 raste janë të grupmoshës 45-59 vjeç.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›