E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vetëvritet nëna e dy fëmijëve

Humbja e të shoqit disa muaj më parë nga rënia në korrent e ka futur në depresion 27-vjeçaren Anila D., me banim në Shijak.

Ajo është dërguar në fundjavë nga familjarët e saj në spitalin e qytetit të Shijakut në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një vetëhelmimi.

Nëna e dy fëmijëve është ndarë nga jeta rreth dy orë pas dërgimit në spital, me gjithë ndihmën mjekësore të dhënë nga mjëket.

Për të zbardhur motivet e këtij vetëhelmimi është angazhuar seksioni i Krimeve të Rënda, agjentët e të cilit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kryen veprimet procedurale.
start/top channel

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›