Shqipëria dërgon 6 zjarrfikëse drejt Greqisë
Në zonën e Atikës, zjarret që filluan ditën e premte të javës së kaluar dhe u shuan sot , kanë djegur më shumë se 150 hektarë pyje dhe mbi 200 banesa. Fatmiresisht ne keto zjarre nuk u shkaktua asnje viktime
GJIROKASTER- Gjashtë automjete dhe 35 efektivë të specializuar të repartit të ndërhyrjes dhe mbrojtjes ndaj zjarreve u nisën sot drejt Greqisë, për të marrë pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve.
Pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë shqiptare, forcat zjarrëfikëse kanë lënë paraditen e së martës Shqipërinë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës dhe kanë udhëtuar drejt Greqisë.
Pjesa më e madhe e kësaj njësie kundër zjarrit përbëhet nga efektivë nga qarqet e Gjirokastrës dhe Korçës dhe gjithçka kryhet në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve si dhe në solidarizim me situatën e rëndë humanitare që po përjeton aktualisht shteti dhe populli grek.
Në zonën e Atikës, zjarret që filluan ditën e premte të javës së kaluar dhe u shuan sot , kanë djegur më shumë se 150 hektarë pyje dhe mbi 200 banesa. Fatmiresisht ne keto zjarre nuk u shkaktua asnje viktime.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)