E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Velipojës regjistron rreth 320 mijë pushues

Agjencitë turistike që operojnë në këtë plazh dhe pronarët e hoteleve, deklarojnë se nga 1 qershori deri më 15 gusht, në Velipojë kanë pushuar më shumë se 320 mijë turistë.

Pjesa më e madhe e pushuesve ishin rezidentë, me pushime disaditore, ndërkohë që pjesa tjetër ishin pushues ditorë, kryesisht nga rajoni i Shkodrës. Plazhi i Velipojës këtë vit është zgjedhur shumë edhe nga pushuesit kosovarë, falë cilësisë së rërës dhe vlerave kurative që posedon.

Pushuesit në përgjithësi kanë vërejtur ndryshime përsa i përket shërbimeve publike, por njëkohësisht ata kërkojnë të bëhet më shumë në higjienën dhe pastërtinë e plazhit, dhe në çmimet e produkteve, që krahasuar me disa zona të tjera turistike janë më të shtrenjta.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›