E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, vdes kalimtarja

32 vjeçaria është përplasur nga një automjet i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë asnjë lloj ndihme viktimës. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e autorit. 

GJIROKASTËR- Aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje është shënuar orët e mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Një 32 vjeçare kalimtare është aksidentuar për vdekje nga një automjet i cili pasi e ka shtypur gruan është larguar nga vendgjarja pa i dhënë ndihmë dhe pa u identifikuar nga policia.

Teuta Sinani është emri i viktimës nga fshati Humelicë i Gjirokastrës. Gazetarja jonë në vendgjarje thotë se aksidenti ndodhi pikërisht në dalje të fshatit të saj në rrugën nacionale teksa 32 vjeçarja ecte anës rrugës. nacionale Postblloqe policie janë vendosur përgjatë rrugës nacionale për kapjen e automjetit dhe drejtuesit që shkaktuan vdekjen. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›