Barikelo ia dedikon fitoren Felipe Masës
Rubens Barikelo është i lumtur për fitoren: “Emocion i pabesueshëm. Dua të bëj një dedikim të veçantë për fitoren time në Valencia, për Felipe Masën.”
Pesë vjet pas suksesit të fundit në garën për çmimin e madh të Kinës, mendimi i parë që i vjen Barikelos në ditën e triumfit në çmimin e madh të Europës në Valencia, është për patriotin e tij. Piloti i Ferrarit në Budapest ishte protagonist i një aksidenti të tmerrshëm, i shkaktuar nga një pjesë e shkëputur nga makina Braun GP e Barikelos.
“Jam shumë i emocionuar – tha Barikelo – nuk fitoja prej pesë vitesh. Ishte fantastike, makina ishte perfekte, falenderoj skuadrën.”
Një fitore që e vë në presion shokun e skuadrës, Xhenson Baton, që megjithëse mban vendin e parë, ndien kërcënimin e brazilianit.