E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballja Borussia Dormtund-Real Madrid, një UFO në fushën e lojës? (VIDEO)

UFO-tNdeshja e çerekfinales së Champions League ndërmjet Borussia Dormtund dhe Real Madridit, ka qënë një nga ato ndeshje me interes publik shumë të madh.

Të panumërt ishin ato që e ndoqën nga shkallët e stadiumit dhe i pafund numri i atyre që e ndoqën nga ekranet e televizorëve.

Por njëri mesa duket e ka ndjekur më nga afër, ka qënë brënda në fushë. Nuk bëhet fjalë për një nga lojtarët, por nga dikush që duket se e ka pasur shumë për zemër këtë ndeshje dhe mund të katë qënë një fans i njërës prej skuadrave.

Pas postimit të kësaj vedeoje që duket se nuk është e përpunuar, janë hapur shumë polemika në lidhje me një hije që vrapon në fushë pasi mbrojtësi i Realit, Fabio Contraos pason topin tek një bashkë lojtar.

Shumica e komenteve mbështesin idenë e një jashtëtokësori, por ka edhe teori të tjera që nuk mbesin pas për nga numri i mbështetësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›