E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Nevojitet reformë në skemën e pensioneve

Tiranë- Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar se është shumë e nevojshme kryerja e një reforme në skemën e pensioneve, pasi shpenzimet në këtë fushë janë në rritje.

Gjatë një deklarate në tryezën për prezantimin e raporti të Bankës Botore, Rritja e artë e Evropës, ministri Bode është shprehur se reforma duhet të jetë e mirëmenduar pasi problemi duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

Këto shpenzime në vitet e fundit janë rritur ndjeshëm, ato kalojnë 10% të PBB, nga 6% që ishin para5- 6 vjetësh. Për ti përputhur dimensionet e qeverisies me përmasat që do të ketë kjo politikë, në të kundërt do të ketë probleme siç i kanë edhe vendet e tjera që janë detyruar të marrin politika të menjëhershme në aspektin social për ta përputhur me dimensionet e qeverisies. Pra është e nevojshmme, dhe ne e kemi deklaruar që është e domozdodshme ndërmarrja e një reforme për skemën e pensioneve në shqipëri,- tha Bode.

Ndërsa përfaqësuesi i Bankës Botërore, Indermit Gill, ka thënë se ka ardhur koha e ndryshimit të skemave për pensionet, pasi është rritur jetëgjatësia e qytetarëve.

Unë nuk kam të dhëna konkrete për Shqipërinë. Por ajo që mund të them është se është e vështirë që të mbahen skemat sociale në një kohë kur rritet jetëgjatësia e qytetareve. Ndaj është e nevojshme te vlerësohen te gjitha opsionet, për te gjetur reformën e duhur deklaroi Gill.

Gjithashtu gjatë këtij prezantimi përfaqësuesi iBB- së deklaroi se vendi ynë ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon, dhe për këtë qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Buxheti 2012, Bode: Përmbushje e prioritetëve të qeverisë Tiranë- Ministri i Financave, Ritvan Bode ka prezantuar projekt-buxhetin 2012...
  2. Reforma e pensioneve, Banka Botërore diagnostifikon sistemin Tiranë- Sistemi i pensionëve në vend po shqyrtohet nga specialistë...
  3. Buxheti 2012, në korrik rritje të pensionëve Tiranë- Buxheti i ri 2012 parashikon një rritje të pensionëve...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›