"Shteti nuk do t'ia dije per mua"
As shiu e as dielli i nxehte nuk e ndalon ate te qendroje buze shkalleve te Pallatit te Kultures e te perserise refrenin e perditshem: "Me falni dicka, ju lutem". Ne kryqezimin prane xhamise dhe Pallatit te Kultures, ne qender te Tiranes, "fiton" buken e gojes cdo dite edhe nje i gjymuar 53-vjecar. Historia e Tefik Seferit, lindur ne fshatin Klenje te Librazhdit, eshte vertete e dhimbshme. Ai eshte aksidentuar rende ne Metalurgjikun e Elbasanit, ndersa per disa vite eshte shfrytezuar si lypes ne shtetin fqinj te Greqise. Teksa kthen befas koken per te pare nje nga lypesat e radhes ne kryeqytet, shume prej te cileve me zor te shqiten, syte te zene nje njeri me lekure te zeshket, pasoje e ekspozimit te perditshem ne diell, pa kembe e pa duar. Mundohesh te kuptosh se mos ndoshta pas atyre pantallonave prej zhelani jane te fshehura kembet e verteta (sikurse ndodh rendom), por me kot.
Si jeni gjymtuar kaq rende?
Kam punuar deri ne vitin 1981 ne ndermarrjen gjeologjike ne Trebisht, si zjarrmetar. Nga viti 1981 e deri ne vitin 1993 kam punuar ne Kombinatin Metalurgjik te Elbasanit, ku me ndodhi edhe aksidenti. Jam djegur ne qershor te vitit 1993 nga tensioni i larte prej 1200 voltesh dhe per pasoje humba te dyja kembet e te dy krahet. Mjeket thane se aksidenti me kishte shkaktuar djegie ne masen 75 per qind.
Per sa kohe keni qendruar i shtruar ne spital dhe a ju dhane menjehere mjeket shprese per jeten?
Mbaj mend qe kam ndenjur 4 muaj ne spital. Me kane sherbyer dhe u jam falenderues te gjithe mjekeve, deri edhe pastrueses. Kam qene ne fije te perit.
Kujt i jeni falenderues qe shpetuat?
Zotit qe eshte ne qiell dhe atyre mjekeve e infermiereve qe me sherbyen. Megjithate, me mire te kisha vdekur, sesa po shoh keto kusure me sy. Familja ime mezi mban frymen gjalle.
Po drejtuesit e Metalurgjikut, mbajten pergjegjesine e duhur per ngjarjen?
Jo, aspak. Nga puna atje nuk perfitova asgje, pervec parave te viteve qe kisha punuar.
Sa femije keni ju Tefik?
Kam shtate femijeve, 5 djem e 2 vajza. Nje prej tyre eshte i martuar, djali, i cili jeton ne te njejten shtepi me mua. Nje vajze eshte e semure dhe ka nevoje per ndihme.
Cfare te ardhurash mujore keni ju?
Ca te ardhurash kam une, vetem nje pension mujor 130 mije leke te vjetra, qe mezi me del per ilace. Pastaj, as asistence, as ndonje gje tjeter nuk marr. As gruaja nuk eshte ne pune, vetem nje prej djemve qe shet celulare ketu te sheshi, ( Tefiku tregon me krahun e cunguar, sheshin perballe Bankes se Shqiperise). Kam shkuar kushedi sa here te bashkia, me kane lene mua sakatin te pres gjithe diten, e nuk me ka pritur njeri.
Si ju kane thene?
Nuk me kane dhene ato sekretaret asnje shpjegim. Thjesht dua te di se perse Edi Rama nuk me pret, nuk e kuptoj kete, pse eshte pastaj orari i pritjes per popullin?
Si ia beni per te ngrene ose per te pire kur keni nevoje? Po per sherbimet e tjera ditore?
Une ha c'te me japin, po nuk me dhane, vdes per te ngrene. C'te bej une i ziu, as krahe te marre luge e pirun nuk kam, e as kembe qe te leviz e te eci.
Po gruaja juaj a paguhet nga shteti, pasi sipas ligjit, edhe personi qe kujdeset per nje invalid, duhet te marre nje pension mujor?
Jo, gruaja ime, e cila me sherben, nuk merr asnje lek, e per me teper eshte edhe e papune. E shtyjme me zor, me ate qe lyp une ketu cdo dite.
Po karrocen e invalidit si e keni siguruar?
Ma ka dhuruar nje cift nga Korca, por nuk eshte shume e pershtatshme.
Jeni anetaresuar prane shoqates se invalideve?
Jo, perse te anetaresohem, askush nuk ta zgjidh hallin. Edhe mediat shkruajne e flasin, por nuk kane fuqi te permiresojne ndonje gje.
Ju keni qene edhe ne Greqi vite me pare, apo jo? Na tregoni dicka ne lidhje me ate cfare benit atje?
Eh, historia ime eshte e gjate. Ne Greqi me ka shfrytezuar si lypes nje person me inicialet G. J, nga Peqini, te cilin une e kam denoncuar edhe me pare. Nga puna ime ai ka perfituar 6 milione euro. Njerezit me jepnin andej shume para per aq kohe sa ndenja, sepse u vinte shume keq kur me shihnin.
Ky person nuk ju dha juve asgje?
Fare-fare, i mori te gjitha per vete.
Intervistoi: Fjoralba Shahaj