E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutet bejne "Pit Stop" ne plazh

Durres- Persona ende te paidentifikuar kane vjedhur nje lokal te lagjen numer 13 te Plazhit ne Durres, ne vendin e njohur si sektori i hekurudhes. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme dhe eshte konstatuar nga pronari i lokalit, bar-bufe "Pit Stop", i cili ka njoftuar menjehere forcat e rendit. Ne vendngjarje ka mberritur menjehere grupi hetimor dhe nga veprimet e para, eshte konstatuar vjedhja e dy televizoreve plazma 21 polc, te markes "Samsung, si dhe mjaft deme te tjera materiale. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur gjate kohes qe lokali ishte i mbyllur. Ekspertet kane zbuluar gjurme te shumta ne ambiente dhe kane nisur hetimet per te kryer krahasimin e tyre dhe zbuluar autoret e mundshem. Kjo eshte dhe vjedhja e dyte brenda nje harku kohor prej 24 oresh, me objekt bizneset e ndryshme ne qytet.

E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›