E Diel, 1 Nëntor 2026

"Autostrada" kap pese makina luksoze, dyshohen si te vjedhura

Fier- Operacioni i koduar "Autostrada" ka bere te mundur qe gjate dy diteve te fundit te zbulohen pese automjeteve luksoze prodhim i viteve te fundit qe dyshohet se jane te vjedhura. Burime zyrtare te policise Fier bene me dije se kater automjete jane te tipit "BME" dhe nje "Benz". Kontrollet jane kryer ne akset kryesore te qytetit, kur u konstatuan edhe autoveturat me targe EL 0497 C, me drejtues A. Xh., nga Vlora, LU 0505 C, me drejtues A. N., nga Lushnja, TR 2555 M, me drejtues SH. G., nga Fieri, AA0577XA, me drejtues XH. B., nga Fieri, si dhe automjetin me targa te huaja BJ 111 MF, me drejtues R. M., nga Vlora. Agjentet e zyres Antitrafik kane shoqeruar drejtuesit dhe u kane kerkuar te gjithe dokumentacionin qe disponojne per blerjen dhe pronesine. Burime zyrtare sqaruan se mjetet rezultojne te vjedhura jashte vendit dhe ishin ne kerkim nga Interpol Tirana. Zyra Antitrafik po kryen hetime per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike".

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›