E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi profesional, si do te "thithen" nxenes te rinj

Arsimi profesional pritet qe te zgjerohet me shume dhe per kete, Ministria e Punes dhe Ministria e Arsimit kane projektet e tyre. Keshtu, eshte menduar qe per kete vit te kete rritje te buxhetit per arsimin profesional, por nga ana tjeter eshte realizuar "thithja" ne vitin shkollor 2008-2009 e rreth 700 nxenesve qe kishin mbaruar klasen e tete ne vitin shkollor 2006-07 dhe para ketij viti shkollor dhe qe nuk kishin frekuentuar arsimin e mesem. Ata jane sistemuar ne shkollen "B. CELA", e njohur si shkolle cilesore. Nga ana tjeter eshte menduar te behet edhe plotesimi i kuadrit ligjor me ane te miratimit te projektligjit te AFP dhe Kornizes Shqiptare te Kualifikimeve, dhe akteve nenligjore ne mbeshtetje te tyre. Po ne kete vit shkollor, te gjithe nxenesit me mesatare note mbi 8-te, te shkollave te profilit bujqesor, (agrobiznes, pyje, veterinari dhe te profileve te ndertimit) u motivuan duke iu dhene bursa pavaresisht kritereve ekonomike. Per vitin e ardhshem eshte planifikuar qe t'u jepen bursa te gjithe nxenesve qe do te fillojne ne vitin e pare te shkollave te profileve te mesiperme, pavaresisht kritereve ekonomike dhe notes mesatare. Keto masa jane bere te ditura gjate takimit te djeshem per Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) ne MASH. Gjate takimit, zv/ministri i Arsimit Halit Shamata, falenderoi donatoret per bashkepunimin dhe theksoi edhe njehere rendesine e madhe qe ka shtrirja e arsimit profesional. Ne rrjetin e AFP, funksionojne 41 shkolla, ne 28 prej tyre ka vetem dege te arsimit profesional, te tjerat jane shkolla te bashkuara me shkolla social-kulturore, te mesme te pergjithshme dhe arsim te detyruar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›