Holtkemper: Partitë e reja, shqetësuese fryma nacionaliste

Ambasadorja gjermane ne Tirane / Foto LSA
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Müller Holtkemper, ka shprehur sot shqetësimin në lidhje me frymën nacionaliste të partive të reja që po futen në skenën politike.
Ndihet një lloj aktivizimi në politikë. Në zgjedhje do shohim se sa elektorat do tërheqin, por për ne shqetësuese është fryma nacionaliste, tha Holtkemper sot gjatë një vizite në Korçë.
Ndërsa në lidhje me zgjedhjen e presidentit, diplomatja gjermane theksoi se kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën e vendit. / G.N.