Itali, gjykata rrëzon akuzat ndaj Berluskonit për korrupsion
ITALI- Gjykata në Milano ka rrëzuar akuzat ndaj ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni në procesin Mills.
Me këtë vendim i jepet kështu fund pas 5 vjetësh këtij procesi ku Berluskoni akuzohej se kishte korruptuar avokatin e tij anglez. Ish-kryeministri akuzohej se kishte paguar avokatin e tij të taksave David Mills, rreth 600 dollarë në këmbim të dëshmisë së tij false në interes të Berluskonit.
Kjo cështje daton në fakt që në vitet 1990, dhe pikërisht kohëzgjatja e madhe e procesit luajti një rol kyç në favor të Kavalierit. Kjo pasi gjykatësit hodhën poshtë akuzat pikërisht për shkak se kishte skaduar afati i cështjes, sipas ligjit të kufizimit të procedimeve penale.
Vetë Berluskoni, i cili mohon akuzat thotë se ky dhe proceset e tjera kundër tij janë të gjitha pjesë e një fushate të ulët politike kundër tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)