E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 3 në pranga, tentuan të vrisnin

DURRËS-Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit tre shtetas, të shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Burime zyrtare nga Policia e qytetit bregdetar, bënë të ditur të martën se ,37-vjeçari Valmir Shquti, i shpallur në kërkim katër ditë më parë, me precedent penal për "vrasje", akuzohet për plagosjen me armë zjarri të 29-vjeçarin Xh. M., i cili pas mjekimit në spitalin rajonal ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Sipas të njejtave burime, sot në mesditë , në pranga është vënë edhe 18-vjeçari nga Durrësi Berald Islami, i cili akuzohet se në korrik të këtij viti, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Sh. D. dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Nën të njëjtën akuzë është arrestuar edhe 26-vjeçari nga Fushë-Kruja, Saimir Kulla, i shpallur në kërkim 6 muaj më parë.

Prej disa ditësh, në kuadër të operacionit “Blu” , Policia tha se janë ndaluar 10 persona , të shpallu në kërkim nga drejtësia shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›