Pogradec, vrau djalin me sëpatë, Babai: Ja pse nuk pendohem
POGRADEC-“Burg pa afat” është masa e sigurisë e dhënë nga gjykata e Pogradecit ndaj babait që vrau me sëpate djalin e tij mesditen e së shtunës në fshatin Verdove të këtij qyteti.
Në seancën e sotme 72 vjecari Njazi Kromollari ka rrëfyer për trupin gjykues se nuk është penduar për krimin, duke deklaruar se të dy prindërit dhunoheshin vazhdimisht nga viktima, Kudret Kromollari, 33 vjec. I pandehuri tregoi se ditën që vrau djalin, i biri kishte ardhur si përherë i dehur në shtëpi dhe kishte nisur ta keqtrajtonte sic bënte zakonisht. Pas kësaj i moshuari e ka goditur atë me sëpate, duke i marre dhe jetën.
Në seancën e sotme, akuza ka kërkuar arrest me burg për 72 vjecarin ndërsa ka shpjeguar edhe njëhere skenën e krimit.
Kurse sipas palës mbrojtëse i pandehuri kishte shenja dhune në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, gjë që është vërtetuar edhe me herët nga reportet mjeko-ligjore.
Gjykata e Pogradecit kishte lëshuar para tragjedisë një urdhër -mbrojteje për dy të moshuarit Kromollari, prindërit e viktimes, duke u bazuar në kërkesën e bërë nga këta te fundit dhe në raportin e leshuar nga mjekesia ligjore ku vertetohej dhuna e pësuar.
Në seancen e sotme i pandehuri është mbështetur moralisht edhe nga të afërm te tij, të cilët kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit.
Njazi Kromollari eshte babai i 11 femijeve, ndërkohe qe viktima ishte fëmija i shtatë i tij.
Fundjavën e kaluar i moshuari masakroi me sëpate të birin brenda në shtëpinë e tyre në fshatin Verdovë. Viktima ishte martuar pak kohë më parë dhe e shoqja është në muajin e tretë të shtatzënisë.
(d.b/News24/BalkanWeb)