Protesta e minatorëve, ACR reagon: Do t’a zgjidhim
TIRANE-Firma ACR ka reaguar sot pasdite rreth protestës së 71 minatorëve. Në një njoftim për shtyp, Kompania austriake ACR kërkon të sqarojë se minatorët e zonës D nuk kanë qenë punonjës të kësaj kompanie, por të një prej nënkontraktuesve të sa, nderkohe qe konfederata e sindikates se minatoreve thekslon se dhe kjo pergjegjesi i takon austriakeve per ta zgjidhur.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka urdhëruar që zona D t’i kalojë nën administrimin e kompanisë, ACR. Si rrjedhojë edhe 72 minatorët e kompanisë nënkontraktuese do të bëhen pjesë e ACR.
“Sot kompania ACR përfundoi me nënkontraktonin procedurat e dorëzimit të aseteve të zonës D, ku një prej pikave të marrëveshjes ishte edhe trajtimi financiar i punonjësve të kësaj zone. ACR do të marrë përsipër të zgjidhë situatën financiare të punëtorëve të zonës D duke ju ofruar atyre të njëjtat kushte që u ofroi edhe minatorëve të Bulqizës bazuar në kohën që këta minatorë kanë punuar për kompaninë ACR”.
Por, ACR sqaron se aktualisht puna në zonën D është e pezulluar sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës pasi RISHM po vazhdon inspektimin në këtë zone dhe stafi i minierës po punon për të garantuar kushte të përshtatshme për rifillimin e punës.
“Në momentin që Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të vendosë që mund të fillohet puna në këtë sektor kompania ACR do të fillojë me përmirësimin e kushteve të punës dhe rifillimin e punës për minatorët”, theksoi sot firma ACR.
Rreth protestës së 72 minatorëve reagoi sot dhe kreu i Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj. Sipas tij, ACR është përgjegjës solidar për nënkontraktorin, ndaj në këto kushte duhet urgjent të likuidojë minatorët.
“Likuidimi duhet bërë në bazë të marrëveshjes kolektive dhe ne po punojmë që të mbyllet likuidimi”, theksoi Nikolalj.
(d.b/BalkanWeb)