E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, grabitet një shkollë e mesme

 Ngjarja ndodhi gjatë natës së shkuar, ku është vjedhur kabineti i informatikës.

Drejtoresha e shkollës Helshan, Vjollca Shatri, ka denoncuar rastin në polici. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet procedurale, dhe ku rezulton se persona te pa identifikuar kanë hapur derën kryesore të shkollës dhe derën e kabinetit te informatikës, pa përdorur mjete të forta dhe kanë vjedhur 2 kompjuterë, monitorë, antenë interneti, njësi qendrore.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-10-12 10:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›