Durrës, 4 automjete përfshihen në një aksident rrugor
DURRËS - Një aksident rrugorë është shënuar mbrëmjen e së dielës vetëm 100 metra larg nga Drejtoria e Policisë në Durrës. Në aksident janë përfshirë 4 makina, mes tyre edhe një automjet i policisë.
Mjeti tip ‘Benz’ me targë DR2072S është përplasur në fillim me mjetin tip ‘Volswagen’ me targë DR4758E e më pas është përplasur edhe me dy makina të tjera, të cilat ishin të parkuara, njëra prej tyre automjet policie me targë DR5177E.
Nga aksidenti nuk raportohen persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara të mjetit tip ‘Benz’
(ar.ku/BalkanWeb)