Skënderbeu dhe Kukësi:Spektakël në Europë
Pasi kanë festuar titullin e tretë radhazi, korçarët menjëherë kanë filluar të mendojnë për ndeshjet në Europë, teksa Skënderbeu do të luajë në Ligën e Kampioneve për të tretin vit rresht. Por nëse dy vjet janë eliminuar (nga APOEL dhe Debreceni), këtë vit presidenti i Skënderbeut ka premtuar se minimalisht do të kalohet një tur. Po ashtu, edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici, premton se duke qenë se 95% ekipi i tij e ka siguruar Europën, do të bëjë të pamundurën për të dhuruar spektakël edhe në ndeshjet e Ligës së Europës.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)