Prangoset 33-vjecari tentoi te vriste nje shtetas tjeter
Policia e Shkodres ka bere te mundur arrestimin e 33-vjecarit te shpallur ne kerkim per tentative vrasje. Burime zyrtare nga policia e Shkodres bejne te ditur se Vladimir Sokoli lindur e banues ne lagjen Perash ishte shpallur ne kerkim pasi ka tentuar te vrase me arme zjarri shtetasin me iniciale Gj.M. Mesohet se kapja e tij u be e mundur ne fshatin Hot i ri mbremjen e djeshme. Nderkohe materialet ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise se Shkodres per veprat penale Vrasje me dashje e mbetur ne tentative dhe Mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake.