E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 55-vjecari plagos fqinjin, vret edhe vetën

DURRëS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme rreth orës 15: 30 qytetin e Durrësit. Në zonën e ish-Kënetës, një 55- vjecar ka qëlluar me armë fqinjin e tij duke e lënë të palgosur. Pas ngjarjes ky i fundit është larguar me makinë dhe ka qëlluar edhe veten. Kjo është sema e zbardhur e ngjarjes sipas policisë së Durrësit.

Mësohet se i plagosuri 35-vjecari A. Zaimi dhe viktima Muhamed Tushku 55-vjec kanë qënë fqinjë me njëri- tjetrin, ndërsa shkak për fundin tragjik është bërë një sherr i nisur më parë mes të dyve.

Pasi ka qëlluar me armë 35- vjecarin, Tushku është gjetur i vrarë në makinën e tij. Sipas të dhënave të policisë ai duhet të jetë vetëvrarë. Nuk dihen arsyet e sherrit të nisur mes dy fqinjëve, ndërsa policia vazhdon ende hetimet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›