Gjykatat, Topi: Përzgjedhja mbi kritere profesionale
TIRANE- Presidenti Topi garanton se përzgjedhja e kandidaturave për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese do të mbështeten në kritere tërësisht profesionale dhe jo politike. Gjatë takimit të grupit konsultativ për procesin e përzgjedhjes së këtyre kandidaturave, kreu i shtetit ka garantuar edhe njëherë se në këtë proces “do bëjë kujdes të mos zgjedhë kandidatura të një profili politik për ti dhënë jetë parimit të ndarjes së pushtetit politik nga pushteti gjyqësor e natyrisht pavarësisë së këtij pushteti.
“Këto zgjedhje do të bazohen në dy shtylla thelbësore: Integriteti moral dhe integriteti profesional.”-garanton kreu i shtetit.
Presidenti është shprehur se procesi do realizohet me transparencë objektivitet dhe ekuilbër për të garantuar konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Ekspertët ligjorë të pranishëm në takimin konsultativ të rradhës kanë vlerësuar ecurinë dhe transparencën e këtij procesi për përmirësimin e kritereve në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe atë Kushtetuese.
Në takim morën pjesë përfaqësues të misionit “Euralius“ të BE, pranisë së OPDAT pranë Ambasadës SHBA në Tiranë. Përzgjedhja e kandidaturave sipas integritetit moral dhe profesional ka qënë një ndër shqetësimet e përsëritura shpesh nga ana e PS. Opozita madje ka kushtëzuar praninë në sallën e Kuvendit për votimin e kandidaturave vetëm nëse ky votim realizohet sipas një shumice të cilësuar.
(e.n/BalkanWeb)