Policia letër Ramës: Zhbllokoni bulevardin, rëndon trafikun
TIRANE- Policia e Tiranës ka vazhduar të kërkojë edhe sot, në ditën e 4 të grevës së opozitës, lirimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në një letër drejtuar kreut të Bashkisë, Edi Rama, policia deklaron se bllokimi i bulevardit ka rënduar trafikun në 13 akse të kryeqytetit.
“Nga një vëzhgim i trafikut, i bërë në datën 03.05.2010 nga ora 7:30 deri në orën 10:00, me gjithë punën e bërë për menaxhimin e trafikut nga shërbimet e policisë rrugore, konstatohet se, si rezultat i ndryshimit të regjimit të lëvizjes së mjeteve në qytetin e Tiranës dhe bllokimit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, u përkeqësua ndjeshëm situate e trafikut në 13 segmente rrugore” – citohet në letër.
Në letër theksohet, se policia vazhdon të kërkojë ndërhyrjen e kreut të Bashkisë, për të zhbllokuar situatën e rënduar.
“Vazhdojmë të shprehim shqetësimin tonë në lidhje me situatën e krijuar dhe rikërkojmë edhe njëherë ndërhyrjen tuaj, me autoritetin e Kryetarit të Bashkisë, për zhbllokimin e bulevardit dhe krijimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve.” – thuhet në letrën e policisë.
(m.a/BalkanWeb)