Durrës, 6 në pranga për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, të cilët sqarojnë Xhemal dhe Alfred Bruka, 20 dhe 27 vjeç, vëllezër me banim në Tiranë, Ermal Sula, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Osman Sava, 44 vjeç, banues në Durrës janë arrestuar pasi dyshohet se për disa muaj me radhë kanë shfrytëzuar si prostitutë një grua të re, kundër dëshirës së saj. Ata do të përgjigjen për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.
Të ndaluarit e ushtronin veprimtarinë e tyre në zonën pranë urës së Dajlanit, 2 km larg qytetit bregdetar të Durrësit.
Në pranga kanë përfunduar edhe dy persona, të cilët janë ndaluar si klientë dhe që sipas ndryshimeve të fundit të Kodit penal konsiderohen të pandehur njëlloj si shfrytëzuesit e prostitucionit./Start/
2012-04-28 10:48