I jepet lamtumira e fundit Ardian Klosit

Pas përfundimit të homazheve në Bibliotekën Kombëtare, trupi i pajetë i Klosit u dërgua në varrezat e Sharrës, ku do të prehet përjetësisht.
(12:30) Nisin homazhet për Ardian Klosin
Tiranë – Rreth orësh 12:00 të ditës së sotme kanë nisur homazhet për Ardian Klosin, i cili u vetëvra dy ditë më parë.
Homazhet për publicistin, shkrimtarin dhe përkthyesin e shquar Ardian Klosi po kryhen në ambientet e Bibliotekës Kombëtare.
Njerëz të letrave, politikanë, studentë, shokë, miq e të afërm po i japin lamtumirën e fundit njeriut të shquar të letrave shqipe.
I pranishëm në homazhe ishte edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili e ka cilësuar Klosin si sivëllai i tij, Gramoz, Ruçi, Blendi Klosi, Ministri i Kulturës, Turizmit Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci etj.
(08:20) Sot homazhet për Ardian Klosin
Tiranë – Sot do të zhvillohen homazhet për publicistin dhe përkthyesin e mirënjohur, Ardian Klosi, i vetëvrarë në banesën e tij para dy ditësh.
Homazhet për të do të bëhen përgjatë ditës së sotme në banesën e familjes që ndodhet në rrugën "Prokop Myzeqari". Nga ora 12:00 deri në orën 14:00, trupi i pajetë i intelektualit do të vendoset për homazhe në Bibliotekën Kombëtarë, nga ku në orën 14:00, do të niset drejt varrezave të Sharrës, aty ku do të prehet përjetësisht.
Ardian Klosi prej muajsh vuante nga depresioni. Më parë kishte tentuar edhe dy herë të tjera të vriste veten, por falë ndërhyrjes së mjekeve kishte mbijetuar.
Para se të ndërmerrte aktin tragjik, Klosi i dërgoi një mesazh bashkëshortes gjermane ku i thoshte se kaluam shumë bukur. “Ishte fjala për atë pak kohë që kaluam aty. Unë nuk mund të vazhdoj më.” Dhe në fund të mesazhit, Klosi i lutej asaj që kur të kthehej në shtëpi të shkonte pa vajzën.
Me këtë mesazh ajo e ka marrë me mend çdo të ndodhte dhe i ka kërkuar vajzës të merrte policinë në telefon teksa kishin marrë rrugën për në shtëpi.
Publicisti Ardian Klosi u vetëvar rreth orës 21:00 të së enjtes në banesën e tij në afërsi të Liqenit Artificial, në një ambient të përshtatur si depo, para se aty të mbërrinte bashkëshortja e tij Jutta apo forcat e policisë./Start/
2012-04-28 14:30