E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres 6 te arrestuar u gjenden arme e municione

DURRES- Policia e Durresit arrestoi ne harkun e pak diteve gjashte persona te cileve iu gjeten arme e municione luftarake. Aksioni i bluve nisi ne zbatim te nje plani masash ne drejtim te parandalimit te veprave penale. Sipas policise rreth ores 02.00 te se shtunes u be arrestimi ne flagrance i shtetasve Sh.D. 16 vjec K.S. 17 vjec Ramazan Domi 19 vjec dhe Klejton Ternici 19 vjec qe te gjithe banues ne Durres. Arrestimi i tyre u be pasi jane kapur ne flagrance nga sherbimet e Policise ne fshatin Arapaj ne Durres me nje automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm beri te ditur policia. Nderkohe me 1 dhjetor u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Altin Hamiti 36 vjec banues ne Durres. Sipas policise gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u sekuestruan nje arme zjarri automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm 2 krehra me nga 30 fisheke 2 krehra me nga 10 fisheke model 56 te cilat ky shtetas i mbante pa leje. Tri dite me pas policia e Durresit prangosi 21-vjecarin Mariglen Gjinaj nga Durresi. Arrestimi i tij u be pasi rreth ores 1930 eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e Policise ne ambientet e nje hoteli ne lagjen Nr. 14 ne Durres me nje pistolete tip Zastava dhe nje kreher me dy fisheke te cilat i mbante pa leje. Policia beri te ditur se materialet per gjashte personat e arrestuar per vepren penale te prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›