I shpeton trafikimit se pranon ne shtepi as i ati as i dashuri
BURREL - Ka qene e pafat nje vajze 19-vjecare nga fshati Macukull i Matit. E perzene nga shtepia prinderit dhe burri qe kerkoi ta trafikonte e merr ne mbrojtje nje shoqate ne Tirane. Afro dy jave me pare Age Gj. dhe nje vajze tjeter nga Macukulli mashtrohen nga dy te rinj po banore te ketij fshati dhe udhetojne se bashku drejt Greqise. Atyre u premtohet se do te martoheshin bashke por sipas policise qellimi ishte trafikimi i vajzave nga fshati i larget per qellime prostitucioni. Policia saktesoi se dy te rinjte nuk kane mundur te kalojne kufirin dhe jane detyruar te kthehen serish drejt vendlindjes. Pasi jane rikthyer ne Burrel ata kane fjetur ne lulishte apo mjete te braktisura nderkohe vajza ka ardhur ne polici dhe ka kerkuar mbrojtje ligjore. Djali qe i kishte premtuar martese e ka bindur dhe e ka derguar ne Macukull. Madje e ka derguar tek prinderit e saj. Ne kemi te dhena se babai nuk e ka pranuar ne shtepi dhe e ka detyruar te shkoje ne shtepine e djalit qe i kishte premtuar martese. Ky i fundit nuk e ka pranuar vajzen ne shtepine e tij dhe ajo i eshte drejtuar policise serish per ndihme thane zyrtare te Drejtorise se Policise Qarkut Diber. Heren e dyte vajza ka treguar gjithcka i kishte ndodhur me djalin A.K. nga Macukulli. Ajo eshte shprehur se e kane mashtruar per martese dhe se kane tentuar ta trafikojne per qellime prostitucioni jashte vendit. Ajo eshte betuar para drejtuesve dhe efektivave te policise Burrel se e gjalle nuk shkon me as prane familjes dhe as tek djali qe e kishte genjyer se do te martohej me te. Pas kembenguljes se saj Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ka negociuar me nje shoqate qe merret me rehabilitimin e grave dhe e ka sistemuar ate ne kryeqytet. uditerisht pas disa ditesh babai dhe vellai i vajzes jane bere pishman per vajzen qe e kishin perzene nga shtepia dhe i kane kerkuar llogari policise pse e ka derguar ne Tirane. Zyrtare te policise kane sqaruar se ajo ka kerkuar zyrtarisht te strehohet diku larg shtepise dhe fshatit dhe te ndjeke nje kurs specializimi. Policia saktesoi gjithashtu se i riu eshte shpallur ne kerkim per vepren penale te trafikimit te qenieve njerezore. h.p