E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maks Velo Makthet qe perjetova nga hetuesia ne Spac

/ /

Makthet qe shihte gjate periudhes se hetimit dhe te tjera histori reale qe vazhduan pasketaj ne Spac Maks Velo i ka hedhur ne dy libra te cilet se shpejti i vijne lexuesit permes shtepise botuese 55. I ka titulluar Hetimi dhe Spaci. Ne te parin jane kryesisht endrra qe Velo shihte gjate periudhes se hetimit ndersa ne te dytin jane histori te perjetuara apo te degjuara. Jane histori te dhimbshme te njerezve qe ishin denuar shume here pa shkak. Histori njerezish te thjeshte qe vuajten jo vetem cmendurine e nje sistemi por edhe braktisjen e te afermve. Shume syresh nuk e perballuan dot kete te dyten. Ne nje interviste Maks Velo arkitekt piktor e shkrimtar tregon per librat e tij te fundit mbi letersine e burgut veshtiresite qe hasen perballe kesaj gjinie dhe ca te verteta te tjera qe vetem nje njeri qe i ka perjetuar vete mund ti thote.
Shume shpejt i sillni lexuesit dy libra te rinj me tregime burgu mund te na zbuloni dicka prej tyre
Pas librit tim te fundit Historia e nje cope guri botuar 2 apo 3 vjet me pare po botoj dy libra Hetimi prej 200 faqesh dhe Spaci ne 400 faqe. Hetimin jam munduar ta shoh ne nje kendveshtrim tjeter. Une jam nje njeri qe nuk shoh endrra por atje cuditerisht shihja shume. Ka nje transformim te ndergjegjes te subkoshiences dhe shihja endrra te tmerrshme madje i thashe edhe ndihmesmjekut i cili me dha qetesues. Kryesisht jane endrrat gjate kohes ne hetuesi. Them se jane dy libra shume te mire qe do te mbeten gjate. Gjej rastin te falenderoj shtepine botuese 55 dhe botuesin Fahri Balliu i cili me ka mbeshtetur edhe ne bashkepunime te tjera. U tregua i gatshem ne nje kohe qe Shoqata e te Burgosurve nuk pranoi te me ndihmonte.
Dhe keta nuk jane librat tuaj te vetem mbi kete teme...
Gjate kesaj periudhe kam shkruar rreth 80 tregime per hetuesine dhe burgun si Palltoja e burgut ne vitin 1995 Kokeqethja me poezi Thesi i burgut me tregime dhe poezi Kostumi i marteses me tregime dhe i fundit Historia e nje cope guri i cili ndonese kishte tregime te mira nuk pati shume jehone pasi ishte libri i fundit i shtepise botuese Sejko dhe nuk u hodh ne treg. Pervec ketyre kam botuar edhe Ese per diktaturen Klubi i Karavastase. Kjo eshte letersia ime ku dominon letersia e burgut.
Cila eshte ndjesia qe provoni pasi ndani nje eksperience tuajen me lexuesin
Krenohem per nje arsye. Nuk eshte e lehte ta shkruash. Arshi Pipa nuk shkroi dot nje liber me tregime per burgun Kasem Trebeshina gjithashtu Martin Camaj po ashtu. Dhe jam i pari qe fillova te shkruaj neper gazeta dhe pastaj i mblodha duke kapur nje fokus te vecante ndermjet dokumentacionit kronikes dhe letersise artistike por shume shkurt ne menyren e ekzistencialisteve. Dhe pati sukses jane pelqyer madje prej tyre eshte marre lende qe me vone eshte bere edhe film.
Thate qe te shkruash per burgun nuk eshte e lehte ce ben te komplikuar
Jam munduar te jem i balancuar por diktatura nuk duhet harruar. Nuk eshte e lehte ta japesh jeten e burgut me vertetesi. Nuk eshte puna te godasesh vetem policet e diktaturen por te tregosh edhe si silleshin te burgosurit si rezistonin gjithashtu te tregosh se kishte edhe hajdute e kriminele. Pra te pershkruash gjithe atmosferen me realizem eshte shume e rendesishme per dokumentacionin dhe per nje njohje te plote te diktatures nga shoqeria jone dhe shpresoj qe keto dy libra te kontribuojne per kete.
Mendoni se me keta dy libra e keni shteruar temen e burgut
Sa here qe germoj mund te gjej lende por ne pergjithesi i kam thene gjerat. Jane 80 tregime te gjata e te shkurtra dhe mendoj se i kam shteruar. Nese do te dale dicka edhe mund te shkruaj. Kam shume deshire dhe kam filluar te shkruaj nje drame. Por me keto dy libra kam thene gjithe hetimin tim dhe periudhen e Spacit dhe e vleresoj si nje pjese te rendesishme te letersise se burgut.
shte proces i dhimbshem te shkruash per burgun
shte nje ndjenje e cuditshme. shte dhimbje por edhe kenaqesi kur arrin ti shkruash aq me teper qe ua jep njerezve. Por ketu eshte edhe rreziku sepse rrezikon te kalosh ne superlativa negative te shash gjithcka. Jeta e burgut eshte nje cope jete e botes dhe aftesia eshte ta kapesh nga te gjitha anet. Per kete jam munduar. Kam nje kapitull me tregime te vogla qe eshte shume i dhimbshem. Rrefen ato raste kur familja u thoshte te burgosurve te mos ktheheshin me dhe ata vrisnin veten. Do permendja rastin e nje rrobaqepesi nga Durresi qe bente trakte. E denuan per agjitacion-propagande. Kur doli nga burgu shkoi ne shtepi dhe gruaja i mbylli deren po keshtu edhe vajza dhe te nesermen e gjeten te varur ne nje plep. Edhe gjate burgut jam munduar te mbledh materiale qe nuk e kam jetuar vete. Nje tjeter rast te cilin ma kane treguar eshte ai i nje te denuari nga Elbasani. Beri 18 vjet burg. Para se te dilte merr nje leter nga vajza ku i thoshte se ishte fejuar dhe bente mire te mos kthehej se do ti prishte biografine dhe mund ta ndante i fejuari. Ai iu fut telave dhe e vrane. shte nje liber me shume dhimbje por eshte mire qe njerezit ti njohin.
Ju ka ndodhur te perballeni me hetues apo njerez sigurimi me te cilet keni pasur te beni gjate atyre viteve
Me ndodh nje here te jem ne nje tavoline me disa miq te mite dhe ngjitur me ne ishte nje burre qe kishte pire shume. Ai vjen ne tavolinen tone dhe fillon te flase me ne. Ishte Nazif Shtino drejtori i spitalit te burgut njeriu me i besuar i sigurimit. Asokohe te gjithe te burgosurit donin te dilnin te cmendur sepse i nxirrnin nga burgu. Duke pare vizatimet e mia ai me propozoi per te cmendur. Ai ne nje fare menyre po me bente nder. Edhe ne komision kishte njerez qe me njihnin dhe me benin pyetje qe te vertetonin se isha i cmendur por u thashe Jo jam shume ne rregull. Ai e mbante mend kete rast dhe ashtu i pire sic qe me thote Ti e di qe kur te futem ne dhome hetuesi te vuri nje agjent
Po i thashe.
Po si e more vesh me thote.
E mora vesh nga pastruesja.
Aty vinte nje pastruese e vogel qe pastronte dy here ne dite. Ne dhome kisha nje te denuar qe kishte vrare me sepate dhe sollen edhe nje shkodran. Kur ata po flinin ne mengjes ajo hyn dhe me ben shenje me sy qe njeri nga ata ishte agjenti.
Ju nuk jeni i vetmi qe shkruani letersi burgu ndodh te abuzohet me kete teme
Abuzohet sepse flasin zi e me zi duke thene qe fajin e kishin policet oficeret... Por nuk jane te drejte. E kam thene disa here qe nje nga njerezit qe kam respektuar me shume ka qene komandanti i kampit Meto Kondi i cili u beri shume te mira te burgosurve. E mira ishte qe ai respektonte ligjin. Ai detyroi ndermarrjen minerare te Mirdites qe te respektonte kontraten qe kishte per ushqimin dhe ambientin. Beri mensa rregulloi kuzhinen sallen e televizorit.. Keto ishin shume te rendesishme per te 1000 vetat. Sic kishte edhe te burgosur negative. Pas viteve 55 ne burgjet shqiptare kishte shume ordinere. Lista me e madhe e te burgosurve ne Spac ishin ordinere dhe pastaj politike. Ndodhte qe dike e denonin 8 vjet per vjedhje. I kepuste nje sharje dhe hante edhe 5 vjet te tjere dhe e nderronte statusin ne politik. Keshtu qe familja levdohej se e kishte te denuar per politike ai vete po ashtu. Prandaj kam thene qe per cdo dosje duhet te jete vendimi i gjyqit dhe doli kjo qe thashe une. Ministria e Drejtesise pa qe shumica e te denuarve ishin ordinere. E pastaj filluan protestat. Njeriu duhet te jete i drejte qe te mesojme te verteten sepse sic ishte nje falsifikim arti i realizmit socialist ashtu eshte edhe mosthenia e se vertetes.
Vec vertetesise nga ana artistike sa e vlefshme eshte kjo lloj gjinie qe po levrohet tek ne
Me sa kam numeruar une jane rreth 30 autore qe kane shkruar per burgun. Sigurisht jo te gjithe jane me nivel 4-5 jane me mire. Shume nuk dine te shkruajne nuk kane kulture dhe ndermarrin dicka qe eshte shume e veshtire. Duhet te kesh nje pergatitje shume te madhe per te pershkruar atmosferen per te qene konkret dialoget te jene te qarta gjendjet shpirterore ankthet qe vijne nga e kaluara apo qe dominojne te burgosurit.
Nderkohe keni ne duar ndonje liber tjeter
E kam nje plan. Kam bere nje liste me 10 libra ku do te perfshihet gjithe krijimtaria ime. Jane dy libra per burgun nje tjeter me tregime qe nuk ka lidhje me te dy libra per arkitekturen. Prej vitit 90 kam botuar shume artikuj dhe intervista mbi kete teme dhe them se eshte dokumentacioni dhe kritika e vetme mbi zhvillimin e arkitektures ne Shqiperi. Do te jete nje liber me poezi dhe vizatime ne shqip dhe frengjisht per Parisin pastaj nje liber me studime mbi artin popullor.. Pra jane disa libra qe do te mundohem ti botoj por kjo varet dhe nga mundesite dhe mbeshtetja. Marre nga libri me tregime Hetimi

...Ajo qe me cuditi pa mase pa i dhene dot shpjegim ishte se te cmendurit nuk beheshin armiq kurse armiqte i benin te cmendur.
Kete e them me fakte se nuk di qe nga spitalet psikiatrike te ishte akuzuar ndonje i cmendur per agjitacion dhe propagande.
Sic duket edhe cmenduria ka nje cak qe nuk e tejkalon. Keshtu qe te gjithe perfshi edhe te cmendurit e dinin se me pushtetin popullor nuk behej shaka. menduria e tyre lejohej deri ne kufirin politik.
Kurse e kunderta praktikohej dhe lejohej d.m.th. pozicionimi politik te quhej anomali psikike.
Tere keto arsyetime po i beja ne biruce pasi hetuesi me shpjegoi me njerezillek ishte hera e pare qe do te me conin ne spitalin e burgut per nje kontroll mjekesor-legal psikiatrik. Kjo vazhdoi hetuesi per vete karakterin e veprimtarise tende artistike nese mund ta quajme te tille.
-Keto punimet e tua jane shume te cuditshme jo vetem jane ne kundershtim me artin e realizmit socialist por ato as nuk mund te quhen vepra arti. Keshtu si ti eshte i tere arti i coroditur dhe i degjeneruar perendimor... Ne njefare menyre po i bejme ekspertize edhe atij... edhe ata jane te degjeneruar si ti. Keto mendime japin per ty edhe shoket udheheqes te Lidhjes edhe shoku Kujtim.
Ajo qe me trembi vertet ishte njerezilleku i hetuesit.
Ishte hera e pare qe sillej keshtu pa te bertitura pa grushte pa kercenime. Kjo sjellje qe duhej te ishte normale ishte anormale ne hetuesi.
pati - thashe me vete - mos kam luajtur vertet se vetem me te cmendurit gjithe bota sillet me kujdes.
Keshtu qe nuk kisha merakun e artit por te sjelljes se hetuesit shteteror. Prisja qe ne repartin psikiatrik te spitalit te burgut te shihja te cmendur politike por jo asnje vecse pashe njerez politike qe benin si te cmendur.
Kjo ishte njera nga menyrat qe te shpetonin nga denimi.
Por une me mjeket e zgjidha ne menyre paqesore.
-Une jam ne rregull bashke me vizatimet dhe pikturat ju shenoni cfare te doni.
Ata mbeten te kenaqur sepse shumicen mundoheshin ta mashtronin te luanin teater. Une nuk u ngjita fare ne skene lojen e kisha bere perpara kur qendroja para letres se bardhe dhe telajos se tendosur.
Tere normalitetin dhe anormalitetin e kisha shprehur aty.
Tani isha spektator dhe shihja se si shoqeria socialiste paranojake dhe anormale e cila nuk shkonte dot ne spitalin psikiatrik sepse ai nuk e nxinte dot kishte marre ne analize vepren time...

I lidhur po kaloja neper korridor.
Mbrapa cdo porte te mbyllur me behej se ishte ulur nje njeri negativ xhelatinoz i tejdukshem.
Hetuesia eshte nje zbardhje e nxirjes e nje nxirje e te bardhes nje xhelatine e ngurtesuar si ato pllakat e medha te radiografive qe kur i prek me dore te transmetojne nje ligeshti semundjeje e kur sheh nepermjet tyre te supozohen hije me kocka skelete te bardhe unaza te shtylles kurrizore brinje nofulla kafka falanga kembesh kercinj legen. Nje perandori kockash ne te kunderten fosforeshente dhe rrezatuese.
Keshtu kur shkoja korridorit per te dhoma e hetuesit mbrapa dyerve te mbyllur me behej se ishin varur litare te gjate me filma radiografish. Negativoteka ruante dhe grumbullonte tere tragjedite vuajtjet spiunimet denoncimet rezistencen cmendurite qullosjen.
Ketu ishte grumbulluar dhimbja e pashkruar e panjohur e paregjistruar. Ajo nuk duhej te njihej kurre.
Ketu shtuposeshin britmat poshtersite komplotet intrigat.
Une dhe te tjeret. Une nuk duhej ti njihja te tjeret dhe ata mua. Mosnjohja ky ishte rregulli i hekurt.
Zhurmat dhe heshtja ngjajne me germimin e nje varri.
Zerat vijne te shuar drejtimet veshtire tua percaktosh.
Ne qenie te mjera kemi aftesine te thithim cdo zhurme te deshifrojme cdo tingull edhe kur ai eshte i shuar.
do gje qe ka qene qe nuk ekziston ose qe do te vije ne e ndiejme e kuptojme.
Ata duan te na shohin pertej dhe ne po ashtu shohim pertej.
Ca kube te kristalte ndriconin qiellin leviznin uleshin ngriheshin bashkoheshin e shperbeheshin. do lloj u be KUB.
Dhe biruca u mbush me kube. Kube te medhenj kube te vegjel.
Kube te paster te ndricuar nga brenda.
Kube ajrore ujore kristalore metalike shkembore.
do gje ishte kub njerezit ishin shnderruar ne kube te levizshme edhe banesat edhe pemet edhe ajri edhe malet larg ishin prej kubesh.
Ja ky eshte kubizmi ky.
L.P. ishte nje personazh i rruges i lokaleve i pijes i konjakut Duke sfiduar defektin fizik i jepej jetes se crregullt.
Lexonte dhe ishte bashkebisedues interesant. Por gjithmone kishte nje tis dyshimi.
Me te me njohu piktori E.Gj. i cili ishte po ashtu i dhene mbas pijes. Pija i bashkonte te dy. Per here te pare e takova ne studion e E. L.P. ishte inxhinier elektrik. L. shkonte ne studio me nje shishe konjaku. Me ftuan te shkoj ne martesen e tij.
I pergatita nje dhurate nje pastel nje arixhofke.
Duke shkuar me E. me ne u bashkua edhe nje piktor tjeter.
Ky me vone me doli deshmitar ne gjyq dhe permendi dhuraten e dasmes.
Me vone cifti u nda.
Nje dite aty nga shtatori i 1978-s L del nga tavolinat e kafe-bar Sahatit dhe me fton te pi nje kafe.
Aty me thote se kishte nje bisede serioze se kerkonte te martohej me njeren nga motrat e mia.
-Thuaja asaj jo mua - iu pergjigja.
-Pyete ti - ma ktheu.
U largova.
Mbas nje jave po ne ate vend me ndali prape.
-I the motres...
-Nuk do te degjoje nuk ka deshire nuk do te martohet Ne fakt as qe i kisha thene nuk e beja dot kete gje.
U shperfytyrua u be bishe
-Dukesh qe nuk i ke thene. Edhe ti do te shkosh aty ku eshte E.
Mbas nje jave u arrestova.
Gjithe kohes kam kete dileme. A kishte lidhje ky njeri
Kjo me gerryente. Dua te di te verteten dhe nuk mund ta di. Jam i pafuqishem dhe kjo me mundon.
Bisedimet diktatoriale jane edhe enigmatike edhe hermetike.
Jane si bisha parahistorike qe nuk i njohim dot.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›