Tanush Mulleti: Varri i Ahmet Zogut po bëhet në tokën e Qazim Mulletit
Vendi i varrit të familjes mbretërore si dhe e gjithë kodra ku është vendosur godina e njohur si Pallati i Brigadave është pronë e familjes Mulleti". Kjo është deklarata e pinjollit të fisit Mulleti. Tanush Mulleti, i cili është pikërisht nipi i vetë prefektit historik të kryeqytetit shqiptar, Qazim Mulletit, i bën deklaratat e tij në një kohë që në Shqipëri me rastin e 100- vjetorit të krijimi të shtetit është marrë vendimi dhe kanë filluar procedurat e sjelljes së eshtrave të mbretit Zog. Në këtë moment kur është deklaruar se ato do të vendosen pikërisht në kodrën ku ka qenë mazoleumi i familjes mbretërore dhe ku pas çlirimit është shpërthyer në mënyrë makabre varri i vetë Nënës Mbretëreshë, vjen dëshmia e mbështetur me dokumentacionin e sekuestrimit të Tanush Mulletit, i cili as më pak dhe as më shumë por rihedh akuzën bombë se "mazoleumi i familjes mbretërore nuk është pronë e tij, por e jona se na i ka marrë me forcë kur ka qenë në pushtet". Por çfarë thotë për më tepër dhe ku e mbështet deklaratën e tij pinjolli më i afërt i familjes së madhe Mulleti?
Zoti Tanush. Më keni folur shumë në lidhje me pronat e familjes suaj apo të Mulletajve, që u janë sekuestruar në periudhën e Ahmet Zogut. Do të dëshironit të flisnit më hollësisht për këtë fakt për arsyen se në këtë 100-vjetor të jubileut të shtetit tonë fliten e stërfliten figurat e larta të periudhave të ndryshme të historisë. Por kryesisht në qendër të vëmendjes është vënë figura e vetë mbretit Zog për arsyen e përmendores që atij do t'i ngrihet me rastin e këtij jubileu, gjë që ka bërë që në shumë qarqe shoqërore, akademike dhe politike të kontestohet në lidhje me kontributin e tij në pavarësinë e Shqipërisë. Por ajo që ka zënë më shumë vend në këto veprimtari është fakti që do të vijnë eshtrat e vetë mbretin në atdhe. E ndërkohë është deklaruar se ato do të vendosen në tokat e tyre, pikërisht në vendin ku ka qenë mazoleumi i familjes mbretërore. Ju deklaroni se ato janë tokat e Qazim Mulletit apo të familjes Mulleti?
Po. Ajo kodër ku është bërë Pallati i Brigadave dhe ku ka qenë varri i nënës Mbretnesh, apo mazoleumi i familjes mbrentore kanë qenë saktësisht pronat e familjes Mulleti.
Janë sekuestruar me vendim për prona publike, të paktën kështu thuhet në Vendimin e Këshillit të Shtetit me Nr. 19/ datë 7/ II/ 1933, që saktësisht citon objektin e veprimit ku thotë "mbi shpronësimin e Kodrës së Mulletit prej 784 34 m2 (shtatëdhjetë e tetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) metër katrorë.
Dhe flitet se ajo shpronësohet për familjen e Ahmet Zogut?
Saktësisht vendimi thotë se shpronësimi bëhet "për dobi publike për ngritjen e një vile së vogël për Nalt Madhënin e tij, Mbretin".
Ndërsa sot flitet se ajo kodër është toka e Ahmet Zogut. Jo or zotëri. Ajo është shpronësuar për mbretin dhe jo për Ahmet Zogun. Është tjetër Ahmeti dhe tjetër mbreti.
Pastaj çfarë është ky shpronësim për interesa publike dhe në të bëhet shtëpia e Ahmet Zogut. Nuk quhet veprim vulgar ky? Merr avokatin më të mirë ku të duash, madje edhe me tagër ndërkombëtar dhe të bëjë interpretim si të dojë, do të ketë mbështetje ligjore ai shpronësim? Dhe kjo ndodhi menjëherë pas atentatit që iu bë Zogut në Vjenë, në të cilin ka qenë pjesëmarrës edhe Qazim Mulleti.
Pas atentatit të Vjenës?
Ju fola në ciklin e intervistave të dhëna një muaj më parë, ku ju shpjegova mes të tjerash, që në atë atentat ishte pjesëmarrës me armë në dorë dhe vetë Qazim Mulleti, i cili kishte kohë që ishte ndarë kryekëput me ish-mikun e tij të hershëm, Ahmet Zogun. Ata ishin burra, që për çështjet patriotike nuk falnin kënd, aq sa siç ju shpjegova, vendosën që të masakronin edhe veten dhe të rrinin pa u martuar vetëm për çështje të Shqipërisë. Pas atentatit, siç jua përshkrova ngjarjen, u arrestuan menjëherë dy atentatorët kryesorë, Azis Çami dhe Ndok Gjeloshi, që rasti e solli që të merrnin pjesë direkt në atentat, për vetë faktin se Zogu doli pikërisht nga dera ku ata kishin zënë pusin. Pas kësaj, nuk do të kalonin as 24 orë dhe prangat do të hidheshin edhe mbi Qazim Mulletin. Dënimet do të ishin relative. Dy të parët do të dënoheshin me dy vjet burgim të rëndë, që do të thoshte se do të ushqeheshin vetëm me bukë dhe ujë, ndërsa Qazim Mulletin do ta dënonin si bashkëpunëtor në atentat.
Po Qazimin, me sa e dënuan?
E dënuan me gjashtë muaj burg. Pas burgut ai shkon në Paris, por në këtë kohë, veç dënimit që morën në Vjenë, Ahmet Zogu sa erdhi në Shqipëri, hapi gjyq të rreptë kundër të gjithëve dhe i dënoi ata me vdekje. Kështu që Qazimi kur ndodhej në Paris, ishte i dënuar nga Zogu me vdekje. Jo vetëm kaq, por Zogu dënoi edhe familjarët e tyre, madje duke mos kursyer as gratë, por i akuzoi ato si bashkëpunëtore në krim. Sigurisht, ato nuk u dënuan me vdekje. Madje Qazimit i dënoi edhe të vëllanë, Hysniun, pavarësisht se ai ndodhej në Paris dhe s'kishte lidhje fare me atentatin. Jo vetëm kaq, por ai do të vinte dorë edhe mbi pronat e tyre, të cilat do t'i konfiskonte përfundimisht.
Pas gjashtë muajsh doli?
Në kohën që Qazimi vuante dënimin për atentatin ndaj Ahmet Zogut, në Tiranë u zhvilluan sërish gjyqet ndaj tyre për të bërë sërish ridënimet, për faktin se tashmë ishte hedhur Zogu në ofensivë. Këtu, jo vetëm ata të tre që ishin pjesëmarrës drejtpërsëdrejti, por një listë e gjatë me Hasan Prishtinën në krye, mes tyre natyrisht edhe Qazim Mulleti, u dënuan me vdekje. Por ndërkaq, dora gjyqësore nuk u ndal vetëm tek ata personalisht por, Zogu dënoi edhe vetë familjarët e tyre, të cilët as që kishin të bënin fare me atentatin. Në këtë mënyrë, Qazimit i dënoi vëllain, Hysniun dhe tim atë, Hakiun.
Sa i dënoi?
Hysniun, që kishte qenë në Francë dhe që s'e kishte pasur fare idenë për atentatin, e dënoi me vdekje, ndërkohë që tim atë, Hakiun, e dënoi me dy vjet burg, të cilin e kreu në Kalanë e Gjirokastrës. Hysniu më mbrapa ka rihapur gjyq nëpërmjet avokatit të vet dhe ka fituar pafajësinë. Pas kësaj sekuestruan të gjitha pronat e fisit Mulleti.
Për shembull?
Ai vuri dorë mbi pronat e Mulletëve, që për kuriozitet po të them që janë pikërisht pronat në kodrën e njohur "Kodra e Mulletit", siç njihet sot vendi ku është Pallati i Brigadave dhe lokalet që e shoqërojnë deri tek ai pallat. Ato kanë qenë pronat tona dhe na i sekuestruan, duke na prishur shtëpinë ekzistuese për nevoja të vendit, se do të bëhej, - siç thuhet në procesverbalin e sekuestrimit, të cilin unë e disponoj në origjinal, - një shtëpi e vogël për mbretin. Pra, pretendimi ishte se do të bëhej një shtëpi e vogël për mbretin. Në fakt, në sekuestrimin që unë po jua vë në dispozicion për opinionin e gjerë, është shënuar që do të prishet shtëpia me 784 34 metrat katrorë, që është pronë e Mulletëve dhe do të ndërtohet shtëpia e Mbretit Zog. Atëherë është thënë se do të ndërtohej një shtëpi e vogël dhe jo një pallat i shtrirë në një sipërfaqe dhe në përmasa të tilla. Tashmë ata e kërkojnë prapë atë pronë, ndërkohë që është saktësisht prona jonë, e Mulletëve.
Pronat e kujt nga fisi Mulleti konfiskoi konkretisht?
Konkretisht, siç jua thashë, ai na ka sekuestruar me komision të gjithë kodrën që quhej "Kodra e Mulletit" dhe që ndodhet pikërisht ku është sot "Pallati i Brigadave".
Por atëherë ai ka sekuestruar edhe pronat e të gjithë grupit që mori pjesë në atentatin e tij në Vjenë që t'i përmenda më lartë. Të Qazimit, Hasan Prishtinës, Samës, Gjeloshit, etj. Pra, të gjithë ata që ai i dënoi me vdekje, ua sekuestroi ndërkohë edhe pronat si dhe vijoi dënimin e familjarëve të tyre.
Çfarë bëri familja Mulleti pas sekuestrimit të padrejtë?
Në atë kohë familja Mulleti e ka hedhur në gjyq mbretin për konfiskim të padrejtë të pronave.
Familja Mbretërore tashmë e kërkon atë pronë si të vetën?
Unë kam dokumentin e sekuestrimit. Ata thonë se e kanë blerë pronën. Le të nxjerrin mandat-pagesën dhe kështu vërtetohet mirë çdo gjë. Unë po ju them se aty ku është Pallati i Brigadave, është prishur shtëpia jonë. Pastaj, aty ku tashmë ndodhet një lokal luksoz, mbreti ka ndërtuar mazoleumin e nënës së vet, që quhej varri apo "mazoleumi i Nënës Mbretëreshë".
Por pas Ahmet Zogut, vetë Qazim Mulleti ka ardhur në pushtet si kryebashkiak dhe më mbrapa si prefekt, apo jo?
Po, por kur ka parë varrin e Nënës Mbretëreshë, ai nuk vendosi të bëjë asgjë, pasi tha se "me të vdekurit nuk duhet të merrem. Do ta gjejnë nga Perëndia". Por Qazim Mulleti ka bërë një gjë.
Çfarë?
Afër varrit të Nënës Mbretëreshë, pra ngjitur me të, ai ka ndërtuar një stallë bagëtish. Pra, nuk e preku varrin. E la ta gjejë nga Perëndia. Ja, shikoje hartën se ku është shënuar stalla e bagëtisë që është ngjitur me mazoleumin. (shpalos me kujdes një hartë tip gentplani të hershëm, ku është pasqyruar Tirana e viteve '40 dhe zgjat gishtin tregues mbi një shenjë që simbolizon stallën e bagëtive. Shënimi im F.V.)
Dhe e gjeti mallkimi?
Si s'e gjeti!? Qazimi nuk e preku varrin, pavarësisht se i kishte të gjitha mundësitë, por e pa se çfarë i bëri Mehmet Shehu në vitin 1946, kur erdhën komunistët në pushtet. E hodhi në erë me dinamit. Pra, varri i Nënës Mbretëreshë u shpërthye dhe u hodh në erë me dinamit nga vetë Mehmet Shehu në vitin 1946, sa që nuk i ngeli as nam e as nishan. Pra, Qazimi e la ta gjente nga të tjerët dhe e gjeti. Por edhe pallatin nuk e gëzoi dot asnjë ditë, se erdhi lufta dhe Zogu u largua. Në kohën që erdhi Qazimi nga jashtë dhe mori postin e kryetarit të bashkisë, ai pallat ishte në ndërtim e sipër, afër përfundimit. Ndërsa tani sërish, ata kërkojnë pronat e sekuestruara në emër të shtetit apo të mbretit. Por jo në emër të Ahmetit. Nuk mund të flasin dot për pronat që na kanë marrë neve se janë të tyret.
Le të kalojmë te filli i bisedës së shkëputur në momentin që Qazim Mulleti hyri në burg në Vjenë. Çfarë ndodhi pas kësaj?
Nuk u shkëputëm fare nga subjekti që nisëm. Në momentin që ai hyri në burg në Vjenë, ju thashë se edhe në Shqipëri ndodhën këto dënime dhe sekuestrime.
Pas gjashtë muajsh doli nga burgu?
Po. Pas gjashtë muajsh, si doli nga burgu Qazimi, u largua menjëherë në Paris, ku kishte të vëllanë që ishte student.
Kë vëlla kishte?
Kishte Hysni Mulletin, i cili studionte për inxhinier bankar. Profesion që kishte të bënte me këto vlerësimet dhe rivlerësimet që bëjnë bankat kur japin e marrin apo bllokojnë prona. Në këtë moment, në lidhje me Hysni Mulletin ka një fakt interesant, se ai ka qenë shumë shok me Enver Hoxhën, i cili gjithashtu në atë kohë është dërguar nga Ministria e Arsimit me bursë për të vazhduar studimet e larta. Por fakti si dhe kur ka shkuar Enveri në Francë tashmë dihet dhe është pa shumë interes për publikun, por ju përmend faktin tjetër, se në atë kohë e veçanta që nuk dihet akoma është se, Enver Hoxha ka qenë shumë shok me vëllain e Qazimit dhe xhaxhain tim, Hysni Mulletin.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)