E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 7-vjeçari nga Kosova përplaset për vdekje nga një motor

DURRËS- Një 7-vjeçar  nga Vushtria e Kosovës  humbi jetën, pasi u aksidentua për vdekje nga një motor në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme te Ura e Dajlanit në Durrës, ndërkohë mësohet se vogëlushi u gjet i plagosur në rrugë nga një kalimtar.

7-vjeçari Emedin Zaberxhan, u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, ku dhe ndërroi jetë pasi sipas bluzave të bardha gjendja e tij ishte kritike për jetën.
 
Nga hetimet paraprake mësohet se drejtuesi i motorit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e kapjen e autorit. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›